VAJZA QË TRAZOI JETËN TIME / Fragment nga novela e autorit Lulëzim Hajdari

 
VAJZA QË TRAZOI JETËN TIME
 
 
Fragment nga novela e autorit Lulëzim Hajdari
 
 
***
 
Letra e një dite më parë më kish futur në të thella dhe e ndjeva veten se isha përfshirë në një ditë të gjatë plot pezm. Vetëm pak rreshta përmbante letra që kish shkruar Anila, por ishin të mjaftueshme të kthenim përmbys gjithë jetën time:
 
….”Unë e di se çfarë ka ndodhur me ty, por ti ende nuk e di dhe s’e ke marrë vesh se çfarë ka ndodhur me mua. .. Ose, ke nënkuptuar diçka që mund të ketë ndodhur jashtë meje, krejtësisht jashtë meje, por jo tek unë.
S’ka gjë. Ne nuk jemi të parët dhe të fundit e kësaj bote në të cilën ndodhin aq shpesh çmenduri të tilla . Bota është e mbushur me çmenduri më të mëdha, shumë më të mëdha se kjo. Kjo gjë, kur rri dhe e mendoj, sikur më jep më tepër lehtësim dhe e ndjejë veten njëri, njëri si gjithë të tjerët, me sy dhe veshë si të tjerët, me mendje dhe gjykim si të tjerët.
 
Shpesh ndihem e liruar prej pezmatimit, kur rri e mendoj se e keqja paska lindur në vetë trupin e kësaj bote të rrëmujshme.
Ne kemi folur vashdimisht se ishim të njëri-tjetrit se bota ishte shpikur vetëm për ne të dy, se jashtë nesh bota s’mund të ekzistonte, se jashtë nesh bota do të ishte gjithmonë e lagësht dhe pa frymë .
Nuk qenka e thënë që bota të shkoj ashtu siç duam ne. Ajo ecën sipas qejfit të vetë. Bota ecën kaluar dhe njerëzit ecin në këmbë. Sapo njerëzit nisin të vrapojnë, bota mer revash dhe e ka të vështirë të ndalet .
Të lumtur janë vetëm ato që e kanë kuptuar se kur bota e ka kohën e nisjes, ndërsa vetë janë nisur me kohë për ta pritur dhe për të ecur bashkë me të.
Bota qenka e mbushur me dashuri dhe me urrejtje. Por… s’qenka e thënë që urrejtja të mbetet tek unë. Edhe e keqja nganjëherë nuk po mbetka tek njeriu. Kurrë nuk do të të kryqëzojë urretja ime, se unë të falë. Unë i falë mëkatet e të tjerëve dhe në këtë rast, edhe të tuat, vetëm se ti të mos mbetesh më shtegtar nëpër shpirtrat e njerzëve. Ti tani ke jetën tënde, unë kam timen. Ti ke hyrë në jetën time krejt mormalisht, pa trokitur, pa bujë, ti kishe qenë vetëm shtegtar në shpirtin tim. Ti ke mbetur shtegtar edhe në shpirtin tënd.
Të paktën të ngushëllohemi që jemi banorë të një bote të përbashkët, që kemi pasur diçka, që jemi njohur dikur, që tek njëri-tjetri për disa kohë kemi marrë frymë. Tek unë kanë mbetur vetëm kujtimet, sepse me çfarë dëgjova, ti i ke harruar me kohë ato…
Më falë, por të paktën kështu mendoj, kështu më treguan. Unë s’mund të hyjë më në jetën tënde, ashtu siç hyre ti në jetën time; Ti tani ke jetën tënde… unë timen.
Unë erdha në vendlindjen time, aty ku kisha mbjellë sa e sa ëndrra, me të cilat jetova deri në ditën e fundit larg shtëpisë time, deri në kthimin tim, deri në atë çast, atë orë të mallkuar kur mora vesh gjithçka për ty…Jam e bindur se të vetmen gjë që ti do ta kuptosh seriozisht, dhe që do të të mundojë më vonë, është se unë të desha me gjithë shpirt. Një dashuri e vërtetë, për të cilën janë dashur ditë, muaj dhe vite për ta ngitur ,nuk mund të vdesë brenda disa minutash, nuk mund të vdesë kurrsesi brenda një kohe shumë të shkurtër…Ajo të thërret të bëhesh shpirtgjerë…ndoshta, për të falur atë, atë që të ka dashur me gjithë shpirt…
Ndoshta, ky është dhe kumunikimi ynë i fundit. …
Ndoshta, ky është dhe borgji i fundit ndaj njeriut, të cilit, në moshën time më të mirë, ia përkushtova seriozisht gjithë qenien time…”
 
 

Lulzim Hajdari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s