Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Unë jam Ti e Ti je Unë…
 
Faqja ime është si faqja jote,
Stuhia na e skaliti bukur profilin,
Që vitet të rrëshkasin,
pa gjurmë,
Unë jam Ti,
e Ti je Unë…!
 
Balli im është si balli yt,
Phidias do ta kishte zili,
Madhështi e thjeshtë
Derdhur në harmoni,
Ditë plot diell,
Hëna pa gjumë,
Mendime që rrjedhin,
përplasen pa zhurmë,
Unë jam Ti
e Ti je Unë…!
 
E ngjyrat e mia Bab,
Ngjyrat e mia
janë si Shpirti yt,
Shpirti yt,
që tani
Është Parajsa jote!
 
Ç’ të them më shumë,
Unë jam Ti
e ti je Unë…!
 
 
Ky qytet…
 
Ky qytet më ngjan si një kurth,
Një kurth i ngritur prej mendjesh të liga,
Ngrehinë e hirtë që djeg si një urth,
Rrugë që mbyten nga pluhuri dhe frika.
 
Ky qytet më ngjan si rrënojë,
Rrënojë e gjallë fantazma dhe shpirtra,
Histori e fshirë,kështjellë e pagojë,
Ku nata zhbën atë që bën dita.
 
Ky qytet më ngjan si një plagë,
Një plagë e hapur qelb edhe gjak,
Dhimbje e hidhur malcuar si mal,
S’ka ulërimë,as lot,as fjalë.
 
Ky qytet kurth,rrënojë edhe plagë,
Ka jetë brenda,edhe dashuri,
Ah sikur të mund të zgjohej veç pak,
E fort t’i gjuante heshtat e tij….!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s