Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
NDOSHTA
 
Malli përcjell rrethin e mbyllur të kotësive
Dhe kam frikë memorjen. Frutet kanë ikur.
Ethet e asaj që do të jemi nesër trishton si hije.
Mos moho të shkuaren, ndërgjegjes s’ ka ikur .
 
 
LIMFA
 
Drurët i tollovit era e ashpër e dimrit,
por njëmend zbulon se vdekja e acartë,
nuk mundet të pushojë çfarë thellë gjallon;
Esencen që mbrun jetën, limfen e artë.
 
 
” I KEQ “
 
Më ankohesh sepse kam qenë shpesh i keq?
Kam turp ta mendoj, atë që do kem bërë;
Gjithmone egziston tek unë një ves për dreq,
marrëzi dëshire. Aspak për pjesën, për të tërën.
 
 
LIMFA POETIKE
 
Ndërsa prej pemës së shpirtit binin provokuese
blerimet e një jete që kisha endërruar,
Frutat , i vetmi qëllim i çdo kurore stinëve
prej tundimit dhe rënies kanë shpëtuar.
 
Si sfide ndaj kohës që degët më lëkundi
dhe gjethet mi drodhi me iluzione dhe hije,
E mira limfë poetike përtej mundit,
i poqi dhe për fat u dha mall dhe shije.
 
 
TELEFONI I VONË
 
Alo ! E shtrenjta mikja ime e vjetër,
Rizgjojme vitet që tashmë s’ na përkasin,
Një zjarr të pashpresë të një kohe tjetër,
mendimet si relike që qeshin e na përflasin.
 
Asgjë nuk rikthen, mikja ime kokone,
por gjithsesi e dimë, e dimë çfarë duam,
një tingull telefoni në mbremjen e vonë
Një pip! Një pip.. për tu kujtuar që jetuam.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s