Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu

 
Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
TË DUA…
 
Të dua kur je i bleruar,
Kur të shoh të gëzuar,
Të dua kur të shoh të veshur,
Kur të shoh të buzëqeshur.
 
Të dua kur je i mërzitur,
Kur s, të lënë për t, u rritur,
Kur ta ndalin hovin e buzëqeshjen,
Atëherë të dua edhe më tepër.
 
 
MË PËLQEN…
 
Më pëlqen në mëngjes të dal tek ara,
Të shoh si hidhet nga dora e bujkut fara,
Të shoh si luajnë fluturat në livadhe,
Si blegrojnë qengjat diku në ograje.
 
Më pëlqen të dal të shoh arat të mbukuara me jonxhë,
Të shoh kostarin si sillet rreth e rrotull me kosë,
Të shoh bilbilat duke kënduar ëmbël mbi pemë,
Të dëgjoj zërin e lumit që nga bjeshka vjen.
 
Më pëlqen të zgjohem – të dal herët në mëngjes
Të shoh lulet dhe barin si lahen me vesë,
Të shoh diellin kur fillon të zbres nga mali,
Të ngopem nga dashuria – të shfryhem nga malli.
 
 
YJET NË QIELL NATËN NDRIÇOJNË
 
Yjet në qiell natën ndriçojnë,
Rreth e rrotull hënën e rrethojnë,
Kur ngre kokën – të shikojnë në sy,
Thua se vështron ndonjë mrrekulli.
 
Është mrrekulli, është kënaqësi,
Kush s,i do ata, kush s, i ka zili,
Në prehrin e vet ata i mban hëna
E i përkëdhel, si fëmijën nëna.
 
 
DËSHIROJ…
 
Dëshiroj të ngjitem lart në male
Të pi ujë atje në ato kroje,
Të ulem nën hije, të pushoj,
Lisat e gjatë ti përqafoj.
 
Dëshiroj të thith erën e luleve,
T,i laj sytë me ujin e gurrave,
Të shoh duke vrapuar qengjin e kecin,
Të vrapoj pas shiut, që ta kap ylberin.
 
 
MOS MË HARRO
 
Mos më harro fëmijëri,
Të lutem, ku më ike ti,
Ku më ike, ku m, u trete,
Pse ëndrrat m, i more me vete?
 
Mos më harro fëmijëri,
Të lutem, kthema atë lumturi,
Kthema përkëdheljen e nënës
Pranë djepit, pranë vatrës.
 
 
MANUSHAQJA
 
Vijnë dimra me erë e borë
E ti po e fortë me trupin e hollë.
 
Largohet dimri i ngrysur, i trishtë
Dhe lulëzon ti, o krijesa e brishte.
 
Kështu e brishtë rritesh, lulëzon
Aromën e këndshme për rreth e lëshon.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s