Poezi nga Ajne Iberhysaj

 
Poezi nga Ajne Iberhysaj
 
 
SOT ËSHTË DITA ME DIELL
 
Nganjëherë mendja më bëhet lëmsh
Nuk është çudi pse i kam ngaterruar ditët
Me trishtimin dhe dhimbjen…
Bashkë i mundëm ditët e dimrit.
 
Nuk është çudi
Përse ditës nuk ja dita emrin
Po bota, ç’pati që na braktisi!?
Të gjithë si zogj shtegtarë ikën…
 
Sot e fillova ditën me ty
Kur të thashë: Mirmëngjesi!
Sytë, si rreze shndritën
Të gjitha i harrova si zog vjeshte
Iu gëzova rrezeve kur dëgjova rrahjen e zemrës sate.
Nuk është çudi
Pse nuk dita të përgjigjem
Kur me pyete:
Sot… çfarë dite është?
 
Eh… nuk është fundi i botës
Pse i ngarërrova ditët.
Ato ecin me radhë njera pas tjetrës
Të këqiat, me miq ndahen, ashtu si dikur, kur ndanim ditët me diell e stuhi rinore…
Ata ikën, u dorëzuan,
Nga shtrëngatat e dimrit u tmeruan
Ikën me stuhinë e drithërimave të vjeshtës.
 
Kur Ti i hape krahët
zemra ime qeshi si fëmijë
Më duket se e gjithë bota është e imja.
Po, unë nuk harrova pa të thënë:
Mirmëngjesi!
 
 
UNË JAM GRUA
 
Shpirti, thyhet n’sythin e pafajshem
Koha e gatuar me sytë e Judës
Krenare e lisit Regnum Albania
Çdo ditë, Ferri i Dantes godet e vret.
 
Unë jam grua.
Mposhtem me dashuri
Më ndiej në gjakun tëndë
Më ndiej në psherëtimat e qeta vetmitare.
 
Unë jam grua.
Me tradhëti mos m’i ngroh buzët e mia
Më njomështi ma puthëro qilimin e shpirtit
Për ty unë jam ëngjulli mbrojtës.
 
Ndryshe nga ti
Unë jam grua.
Unë zgjodha të ndiej
Heshtja ime është meteor i zjarrtë për ty
Zëri im e vret moralin hipokrit.
 
Unë jam grua.
Mos ma vrajë dhimbjen mbi plage
Unë jam aq krenare sa i them jo pjellës së keqe
Edhe djallit i fal jetën.
 
Më lufto me dashuri
Për ty jam kurmi i përflaktë, ta shoh në sy
Shpirti vallëzon me marrëzinë dhe poshtërimin e kohës.
Mos ma vrajë dhimbjen mbi plage
Djallit ja njoh sytë më mirë se ti, burrë!
 
 
SYRI PRET NJË RREZE SHPRESE
 
Në çdo frymëmarrje e ndiej frymën e zjarrit
Unë çapitem me ofshamën tënde
E heshtur, e pa fjalë, me veten digjem
E rrethuar me sinjale zhurmuese
Çdo alarm më bën akull gjakun
Shpirti im kuvendon me veten…
Jam bërë një me lutjen dhe shpresën.
 
Edhe qielli e ka mërzi errësirën
Unë kam nevojë për fjalën
Kam nevojë për një përqafim
Aty, ku ndalon loti, shndrit syri.
 
Ashtu si gjethet mendimet e mia më valviten
bëhen aq kryeneçe…
Si dikur, kur isha e vogël, nuk pajtohesha
Si m’i bëje flokët gërshet, motër?
 
Kam nevojë për zërin tënd qortues
Shpesh më thoshe: Sot duhet t’i pastrosh dritaret!
Nuk e di as vetë përse e urreja t’i pastroja dritaret.
Tani, vështroj qiellin përmes një copë dritareje
Kjo pjesë më dhuron qetësi, pjesa tjetër e trishtë si vetë fati.
 
Çdo lëvizje në këtë dhomë e kam memorizuar
Në çdo gram të shpirtit tim ka zenë vend
Një ditë, qiellin do ta bëjmë mozaik gjethesh
kurorë fjalësh e dritë mbi qerpik.
 
Çapitem e kuvendoj me gjethet.
Sytë e mi presin, kam nevojë të qaj bashkë me lotin.
Të kapet me shkumën e detit ky shpirt…
Fati, si shpata e Demokleut, vret.
Frymëmarrjet e rënduara si retë në vjeshtë.
Mendimet e mia më valviten ashtu si era
Motër, qiellin do ta bëjmë mozaik gjethesh.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s