Poezi nga Azem Parllaku

 
Poezi nga Azem Parllaku
 
 
DEMON I DËLIRËSISË
 
Erdhe si brengë e foshnjes
mbi varr të nënës.
Çdo më?
Brengën nga modë e kohës
po të jap.
S’kam më.
 
 
ILUZION APO…
 
Filozofët mblodha një natë,
me sytë si zgavër dhe mjekërbardhë,
të gjithë më erdhën në gosti.
Një pyetje për të gjithë kam, u thashë,
Iluzion apo jetë…është?
E ulën kokën,
në heshtje përgjigjen ma dhanë.
 
 
NËNËLOKE
 
Me hap fëminor grishem në kujtim nga portreti yt,
mbi ballin tënd shtroj dorën përherë e njomë,
nata më tremb, zgjuar ti rri,
hëna dhe silueta jote shkrihen behen një,
në vesh pëshpërin fryma jote,
fli, rritu biri im, fli, rritu, fli.
 
Tek zgjohem, frikesh dorën të më vesh mbi balle,
pse ashtu të njomë përkëdheljen do të më kthesh,
agon, s’kam frikë, tremb gjumin ti,
drita dhe silueta jote behen një,
simfoni në buzë fjala jote,
zgjohu, biri im, rritu, mos fli.
 
 
SHI
 
I mbyllur qielli nga retë,
bie shi.
Janë zhdukur sorrat lajmëtaret e shiut,
bie shi.
Janë mbyllur e rrinë brenda dashuritë,
bie shi.
 
 
FTESË
 
Portret i moçëm,
më fal buzëqeshjen tënde,
të mpi dhëmbët e njeriut.
Ndrrojmë sytë bashkë,
të shohim kohët,
që kalërojnë hutueshëm.
 
 
SËRISH
 
E gdhenda A.P
në trungje mështeknash
dhe mendimesh.
Rrugët e gdhendjes më çuan,
drejt ferrit,
drejt mëkatit,
drejt dëshpërimit,
drejt pritjes.
Më çuan në gosti zanash,
për t’u rikthyer dhe gdhendur
përsëri…
 
 
VEÇ TI
 
Jam mbytur në vetmi,
cigaren thith menduar,
vetminë e mposht veç ti,
rrëshqitja jote lumore,
nëpër duar.
 
 
ROTACION
 
Po të ndodh,
ëndërrën të më zgjosh
me vesën e qershorit
qerpikët i shplaj,
të krihet çoje
në lehë të zambakëve.
 
Me gërshetin tënd le të vishet,
në sytë blu le të qesh,
të pi jepi nga gjiri yt,
një pulovër vargjesh hidhi mbi sup.
 
Kur hëna udhën e diellit
nis të ripërtërijë
ëndërrën ma sill,
ma sill përsëri.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s