Poezi nga Vlora Rexhaj

 
Poezi nga Vlora Rexhaj
 
 
Grua
 
Kang e egër
ngjiz mureve të shpisë
 
Grua
Dënezje e malltë
që shqyen sytë
e mirësisë
 
Grua
Tokë e shkeltë në plogën
e vetëmisë
 
Grua
Legjend murosun
n’pellgun e dashnisë
 
 
Heshta sonte
 
Heshta sonte
Me qerpikët tu mbulova zemrën tem që m’gulfon
 
Tik-taku venash digjet
Unë e nata dehun
 
Muresh terri
Ankthshëm gjakon
 
Durt e natës
Dhe buzët e mija
 
 
QYTETI I SËMURË
 
Shikime vërbuese
Hodhi koha mbi qytetin tim
Mëmëce ecin hapat
Në asfaltinë e mpimë
 
Gjarpërojnë retë amorfe
Kur thikat e diellit
Shqyejnë bebëzat e syve
 
Pavionet e shpresës
Hapin krahët
Qyteti dremit
Në legjendën e trishtuarë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s