Poezi nga Ledia Dushi / Shkëputur nga vëllimi poetik “n’nji fije t’thellë gjaku”

 
Poezi nga Ledia Dushi
 
 
Lindje
 
O pashë atë mjesin
me shputë t’gjelbërt
që shtyhet ikshëm
prej kërthizës
s’fmijës n’bark t’djepit.
Këputjani! Këputjani krenat poçave!
Prej tyne
t’gjaket
fyti i vesnave n’bar,
t’rreshket
gjuha e t’njomshtit
për ujë,
dersa vena
t’na nxijnë thonjt n’duer,
shpendët rreth qafet
t’perdredhen
vdekshëm tue jetue.
 
 
Trupin kam lidhë për trup
 
Trupin kam lidhë për trup
kryet për krye…
Kur prek gishtshëm
me kukullen e ndijimit
bojnat e nxehuna
n’tejkohën
ndejun n’shpinë,
gdhend
përftyrimin e trupit
tue djersit’
shpërnguljen e hanës,
kur m’ngulet
mbas synit…
Ndjesitë
frymojnë e s’ndihen…
m’fishkëllojnë mendimet…
 
 
Barku çil trandofila
 
N’malin që djersin e s’laget
asht rrethina
e frymorëve t’tërbuem
që thithin me tru terrin,
pështyjnë hanën…
Nata bërtet
n’fytet e bretkeve,
t’bulkthave;
kualt
janë nji fishkëllimë
mashkull e femën
ndër tingujt e erës…
Kërthizat frymojnë
tue shkue te ujshkambi
i shpendit
kur kjan andrra
mbi drenushën…
…nyje ia lidh zemrën..
Barku i mënive
çil trandofila;
n’sy
dalin rrjedhshëm
bebëza…
…prifti
n’kupè tona
kumbon…
 
 
Nesër plakem
 
Grunajën
e kanë lëshue
edhe korbat…
I nxehti
m’asht mbledhë n’sy,
qafaqiellat
përmajin qerpikët…
N’dritën e buzëve
asht nji rranjë ujnash
që t’mundon…
Reja pështjellet malit
si sëmundja e fytit.
Dhelpnat turren
me u çmendë
rrëzueshëm bjeshkëve
tue luejt
me barkun e frymë
prej ujkut
t’hangun n’dhambë,
prej frymarrjes t’gjinjve
pikon
djersa tambël
e vlueme puthjesh…
 
Përnatë zhvesh tiparet
tue i vu
te kambët e shtratit
tue kja
për mungesën e lotëve..
…unë
jam andrra ime.
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “n’nji fije t’thellë gjaku”

One thought on “Poezi nga Ledia Dushi / Shkëputur nga vëllimi poetik “n’nji fije t’thellë gjaku”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s