Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

 
Poezi nga Linditë Ramushi Dushku
 
 
MONOLOG
 
Sonte jam fikall vet
i bâj sehir fytyrës tane
qi ndritë syve t’mij.
 
I ban dritë veç vetit
t’ thash, Hanë
 
Po, po Hanë
ti qi i tregon kumtet e botës pa turp
i sheh zhveshun gratë
tek bajnë dashni
e qoroditesh tu k’nue
mbi çdo pullaz shpie
knoi kumtet e mia
edhe ato pa t’i thanë.
 
Bàn sehir mbi krye.
 
Une krejt çka mund të bàj
âsht me kriju rreth t’zi
prej tymit t’cigares .
 
Oh,
po edhe unë qirrem
shkul flokët
pres fustanat
i thej takat
pi serish nji gotë verë e t’ shoh ty
“se dashnoret vujnë” them,
pastaj, Hanë
shfryej
thej
…prap bie n’dashni
se veç ajo âsht e vërteta e fillit.
 
 
E PARA ERDH HIJA
 
E para t’erdh hija
portretizume nëpër tym cigareje
që t’u mbështjell mendjes
si fluskat e duhanit syve.
 
E para erdh hija jem
ma vonë
gjithë trupi t’u rrëmbye pa turp
se duarve të mia ishe lëshu tashma
…me t’njohë qysh digjeshe nxehti
si krua pa ujë
unë isha bà për ty
si ujë i pa fun në nji krua t’vogël.
 
E para erdhi fryma në botë
krejtë sikur unè…
 
 
***
 
Ditèn kur t’lè dielli
me i lshue rrezet
driten mbi,
me e pa qillin kalter…
 
Diten kur t’lè dielli
me i than njani tjeterit
tu’ngjat jeta
me i shtrengue
e shkund duart
qysh je
..me kallxue se u permbysem stuhishë
e u zgjuem duarsh zgjatun
perkah e nesermja.
 
Kur t’vjen me lè diell i t’sotmes
me u nusnue dashnia
n’gushtë n’mrena muresh
e nè t’madhtë e zemrës.
 
 
***
 
Nji orë m’ka mbetë
veç nji orë n’dorë që i sill akrepat pa u dëgjue
ik kohën si njeriu i ikun prej vetës
vrapue pas nji rrengu që e ka pamjen e nji soji
as vet nuk e dim t’cilit soj a të cilit nur
nji pas nji
e prap n’t njejtin vend i gjen kur hedh sytë pas plot gjashtëdhjetë minutash…
Asht udhë e gatë
po aq sa mundemi me mendu
sa plotnia
që m’tund me e pa botën
n’sy tu
n’sy t’njerëzve
me kuptu nji “klik”
të teknokogjisë së fundmi
që t‘kallxon kur dhemb a këndon zemra
a unë du me e dëgjue këndezin n’qati t’nji shpie në mes të oborrit
që u pleqnue fort kur u ba.
Vec unë eci ksaj ore tuj shikue akrepat
e kjo m’ka mbetë n’bylyzyk prej kohësh
ktij njeriu t’murrmë syshë, prej zjerrmi e uji kulluem njisoj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s