KËPUTJA E LOTIT (Rreth krijimtarisë poetike të Elizabeta Alikajt) / Nga: Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”

 
Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”
 
 
KËPUTJA E LOTIT
(Rreth krijimtarisë poetike të Elizabeta Alikajt)
 
Që të kuptosh si është vera, s’ka nevojë të pihet e tërë fuçia- thotë një fjalë e urtë franceze. Ndërsa për poezinë e Elisabetës të pëlqen aq shumë sa e than të gjithë verën në enën e vogël me krijimtari dhe ngelesh prap i pangopur. E lexon, rilexon dhe fantazai e mendimit ngelet flatra hapur. I dashuruar si vala e detit me shkëmbin i jep sinjal këtij deti poetik të nxjerrë në brigje ato mrekullira tallazesh e bunacash që qielli blu i shqiponjës së saj ti përshdritë përballë diellit mëngjezor të jetës poetike të Elizabeta Alikaj.
Rastësisht, fare rastëdisht më ra në dorë një vëllim mjaft i vogël në përmasa, por me shumë peshë në cilësi i kësaj poeteje të “çmendur” me peisazhin lëndinor të flladit poetik që buron në lumin e bardhë të Labërisë. Ngela i befasuar dhe njëkohësisht i obliguar nga frymëzimi i saj frelëshuar, nga ato vende ku “ çdo gjë ka gojë”. Ajo mbart në qenien e saj “faqe të paputhura vitesh” nga vendlindja dhe i transferon në qiellin gri të Gjermanisë. Tek Elisa shpirti, poezia, fiziku, ëndërimet, revolta dhe dashuria janë llahtarisht të bukura. Nëse dashurohesh me poezinë e saj ajo të thotë: ”më duaj ngadalë”.Po vallë në këtë shterpësi poetike që has nëpër fb, gazeta onlive, shtypshkronja këpusha etj, kur të bie në dorë e tillë krijimtari a mund të duash ngadalë?! Ajo “ frikë e bardhë” që ka në vetvete poetja sepse më kap edhe mua. Kjo re e bardhë poetike që ka ikur tej nëpër qiejt gri të Europës, të shket nëpër duar në një marramendje renacake dhe të ngelen si luspat e peshkut diamantet poetike me metafora, epitete, krahasime dhe sinteza mendimesh, ku rrugën e kthjellimit do ta gjesh në Vranisht. Poetja është e re dhe e end jetën brenda fanepjes fizike që i ka dhënë natyra, por luan me mospërfillje me botën poetike që i ka dhënë privilegj Zoti. Nëse ajo do të ishte e vetëdijshme për këtë dhunti, sallonet letrare të kohës moderne dhe livadhet vjershëruese të antikitetit do ti kishte “pushtuar” si shqiponja bedenat e kalasë. Kur e lexon ashtu siç shprehet dhe vet:
 
Hesht gjashtë ditët e javës
Dehu në mbrëmjen e së dielës
 
Dhe kjo dehje që na jep e diela, e than krejtësisht verën ngjyrë thellë që rezervon ëndërimi i frikshëm i saj.
Shpesh e më shpesh për motive që brezi i ri i Shqipërisë ka apo dhe gjen nga ky truall vena prerë ikin xhevaire që të dridhet zemra kur dëgjon se u larguan. Ç’farë gjaku hemoragjik patën venat e Atdheut tim? Kur mund të qepen këto vena dhe fjala “ikje” ti takoj të shkuarës? Elisa jeton brenda dilemave rë jetës së saj familjare, jetës poetike, dalldisjes rinore dhe egos së brendëshme që ende nuk i është zgjuar plotësisht. Do dëshiroja si poet dhe si banor i trojeve të mia të firuara që këtë poete ta kap “sëmundja” e egos së brendëshme që të na dhurojë përherë e më shumë perla poetike. Trazoje shpirtin, liroje fantazinë, përkëdhele muzën dhe mbulona shpirtin e ftohur me magjinë tende krijuese. Që “frymëzimi të mos të të vdes” shiko pas maleve se qan deti dhe dëgjo përbrenda si rënkon lumi që jeta jote të mos ngelet jetime, pa emër. Daltën poetike e ke në duar, gdhende emrin tënd dhe zbut ashpërsin e kohëve! E pasnesrëmja shkon para teje dhe heshtja nuk mund të jetë bashkëudhëtari yt. Dhuntitë hyjnore të jepen vetëm një herë dhe po i shpërdorove ngelesh peng i aheve. Shpresojmë që në duar do të kemi karafilat e botës tënde poetike, që gjithësesi karakterin luftarak lab të ndërthurur me magjepsjen shpirtërore të zanave të maleve të vetëtimave do të përçojnë në të ardhmen e mjegulluar.
S’më ngelet gjë tjetër veç t’ju uroj fat e vullnet !
 
Pilur, më 28.09.2021
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s