Poezi nga Anila Kruti

 
Poezi nga Anila Kruti
 
 
Në shtëpinë e zogjve
 
Ai shtrigani
seç di një gjuhë fjalëbukur
gjuhën e zotave .
Mbrëmë plagosi hënën
hiqej zvarrë në tërë gardhin e vjeshtës.
Ajo tërë natën zverdhej
mbi pemë.
Ai shtrigani në mëngjes
duke kënduar një poemë
iku në shtëpinë e zogjve .
 
(Mitit Dionis)
 
 
***
 
Jam lidhur në shpirtin e ngjyrave
Ngjyros veten me të bardhën
e cila nuk më mjaftoi.
***
Më pyesin cfarë është paqja :
Unë shoh sytë e tim biri që është autik.
***
Kam një plagë që nuk e thaj dot
Veten ,
që nuk ma deshi njeriu…
 
 
Teshat e kuqe (1.)
 
Më duhet shikimi yt që përplaset me sytë mi
dhe të ndizet si shkrepsja gjithë trupi dhe shpirti…
Të filloj të marr frymë
Të mbushem me gjak
Të shoh sipër meje diellin
Të mos më mbaj vendi
Thjesht të qesh
e të qesh
Dhe me gishtat e hollë mbi lëkurë
Të shkruaj një poezi për ty
Duke numëruar yjet në prehër
Duke parë ujin e përroit që rrjedh
Dhe vjeshtën krahë malli që më hyn në sy
E le të të ndizet shpirti flakë
E le të vishem flakë
Të shohësh se si marrin udhën zogjtë
Të shohësh si digjem në varg
Dhe nga pak të mbyll sytë në mesnatë si në ëndërr…
 
 
 
Teshat e kuqe(2)
 
Sidoqoftë ,
Dashuria është si vjeshta
ka shtëpinë e saj që ndërron teshat
E varur në tel rrinë të kuqet
E pastaj
I merr era e shiut
Ngatërrohen nëpër këmbët e fëmijeve të vegjël
që luajnë nëpër oborr mes të qeshurash
Ndërsa ne që nuk i provuam dot kurrë
qajmë mbështetur në dritaren e saj.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s