Poezi nga Syhejl Havolli

 
Poezi nga Syhejl Havolli
 
 
MOT QË NUK HARROHET
 
Më burgosën për libra
Që i kishin halë në sy
 
Më përbuzën
Pse kam lexuar
Libra të ndaluar
Pse kam shkruar
Vargje që nuk iu pēlqenin
 
I mbuluan në harresë
Durimi m’u bë Mik i Madh
Në peshën e dëshpërimit
Mot që nuk harrohet.
 
 
NË DAMARIN E NANËS SIME
 
Një mall i pafund
Nuk dirgjet në harrim
As në tokë as në qiell
 
Në zemrën e thellë të detit
Dallgët zhurmëtare pushojnë
Duke zgjatur mbi gjoks
Ndjenjat e fshehta – të zjarrta
 
Ja deti dritë
që nuk fsheh shpirtin
 
Një stërkalë e bardhë
Si qumështi i Nanës
Si fëmijën e harruar
M’i pastron sytë e faqet
 
Qielli
Si jorgan më mbulon
Më ngroh si bora bimën
Me prush në gji
 
Po nuk u zgjova nga ankthi
Varrosmëni
Në damarin e Nanës sime.
 
 
HOMAZH PARA HIJES
SË ESAD MEKULIT
 
I tëkurrur nga ngricat po trupoj Prishtinës
Gjithnjë pas hijes sate që më shfaqet lart
Me ty po flas e për ty po flas por kot
Kur shiu i akullt po m’i përmbys fjalët
 
Ti po varesh si hije e po bie i padukshëm
Rrugëve periferike të qyteteve ku arti
Nuk merr formë nga balta e shkelur
 
Ani i Dashuri ynë
Rri atje ku të ndjejmë si engjull sipër reve
Se po zbrite shesheve a kah Biblioteka
Të presin betonarme dhe parmakë
Ku liria e fjalës i përngjan baltës
 
Mos shiko gurët e gdhendur as bronzin e shkrirë
As muret e zbrazëta me portretin tënd
Se na i vodhën gurët e nuk kemi as ngjyrë
Mos zbrit më poshtë se na zë ngusht
Kur për ty nuk na mbetën as dy gisht fytyrë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s