GRUA E PAPARË / Poezi nga Shazim Mehmeti

 
Poezi nga Shazim Mehmeti
 
 
GRUA E PAPARË
 
Ajo qe
buzëqeshja e çdo çasti;
ajo qe grua e paparë.
 
Kur vinte e zhvishej,
kur zhvishej e hidhej,
i përziente melodishëm
tingujt e dritës
me tingujt e vitheve.
 
Kur nisnin t’i këndonin duart,
t’i këndonin gishtat,
t’i këndonte gryka,
e mbushja gjithë grykën time
me tingujt e saj,
me gishtat e saj,
me lëkurën e saj,
me frymën e saj…
 
Dhe vdisja, vdisja,
sa herë më linte,
sa herë ngritej e ikte,
sa herë e shihja
të largohej si flutur,
veshur aq bukur
me fustanin e erës…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s