Ryszard Krynicki
Kalendari poetik: Ryszard Krynicki 28 qershor 1943
Poet, botues dhe përkthyes, një nga intelektualët më në zë në Poloninë e sotme. Qysh në fillimet poetike librat e tij u ndaluan nga censura komuniste. Në vitin 1988 ngriti shtëpinë botuese 5, që boton poezi bashkëkohore dhe poezi të nobelistes Szymborska. Ka përkthyer në polonisht Nelly Sachs, Paul Celan dhe Bertold Brecht. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë evropiane; ja dhe në shqip një poezi e Krynicki-t rebel, antikonformist, polak i vërtetë:
EDHE SIKUR…
Edhe sikur t’i zhdukni
të gjitha dëshmitë tona,
ende rrathët e heshtur ndër trungje pemësh,
ende eshtrat tona të heshtura do të rrëfejnë
se ç’kohë patëm jetuar.
© shqipëroi Maksim Rakipaj
nga polonishtja në anglisht Ewa Chrusciel




























Leave a Reply