Theofan Stilian Noli

Fan Noli 

(Fan Noli6 janar 1882 – 13 mars 1965ShBA) burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar.

Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të historisë shqiptare. Veprimtaria e tij e shumanshme u shtri në lëmë të fesë, politikës, diplomacisë, letërsisë dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me frymën demokratike, edhe pse jetëshkurtër, që njohuShqipëria fill pas Rilindjes. Kontributi i Fan Nolit në punë të kombit mbetet nga më të spikaturit, veçanërisht i vyer dhe modern edhe sot.

Fan Noli lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati i tij, Stiliani, ndonëse trashëgoi tokë si pronë, nuk u mor mebujqësi, por shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur. Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Shkollën fillore dhe të mesme i bëri në gjuhën greke në Heybeliada, Stamboll. Por tek ai ndikoi më shumë krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues në atë vit shkollor. Në vitin 1900 shkoi në Greqi me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Por nuk i eci mbarë, dhe as studimet nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira për t’u marrë me dramaturgji. Më 1903 shkoi në Egjipt, ku filloi punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë ai njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë të tjerë ai nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikuj publicistikë, përkthen në greqisht «Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet» të Sami Frashërit. Më 1909 njihet me Faik Konicën Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts.

Në fund të jetës së tij shkon në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdale, vdiq më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.

 

Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përsëri shkoi në ShBAVatra e zgjodhi kryetar. Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë “Historia e Skënderbeut“. Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve ’20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjerë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjësdhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e revolucionit demokratik të qershorit 1924, pas ngadhënjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u çua gjer në fund. Noli me shokë treguan butësi dhe ngathtësi. Revolucioni u thye nga bashkëveprimi i reaksionit të brendshëm dhe me forca te huaja. Më 24 dhjetor 1924, Noli mori udhën e mërgimit politik dhe s’u kthye më në Shqipëri.

 

Fillimisht u vendos përkohësisht në Vjenë. Regjimi zogistë e dënoi me vdekje në mungesë. Në periudhën 1925-1930, krahas veprimtarisë politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipëroi disa kryevepra të letërsisë botërore, me hyrje kritike, botoi artikuj të mprehtë për mbrojtjen e revolucionit demokratik të qershorit]], për denoncimin e regjimit zogist dhe të reaksionit ndërkombëtar. Pas vitit1930, Noli u largua nga Europa dhe u vendos përfundimisht në ShBA.

 

220px-Bishop_Noli

Aty ushtronte funksionin e peshkopit të kishës ortodokse shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri Historisë së Skënderbeut, nxori në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj; kurse më 1960 dha anglisht një autobiografi të shkurtër mjaft tërheqëse. Vëllimi me vjersha Albumi u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.

 

Tituj të veprave

 

 

Jepni për nënën

 

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë, 
-Mbretëreshë pa kurorë- 
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, 
Shpirt e zëmër përvëluar; 
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë, 
Nënës mos ia bëni varrë!” 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë 
Se ke djemtë n’Amerikë. 

Qan e lutet Nën’ e mjerë, 
Kërkon vatrën edhe nderë, 
Do lirinë dhe atdhenë, 
Si ç’e pat me Skënderbenë, 
Bijt’ e besës thërret pranë. 
Kur i thirri dhe s’i vanë? 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë, 
Se ke djemtë n’Amerikë. 

Cilët jan’ ata tiranë 
Që të pren’ e që të vranë 
Që të therrë bij e bija, 
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija? 
Derthni plumba, o Shqiptarë, 
Gjakn’ e Nënës për të marrë, 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë, 
Se ke djemtë n’Amerikë. 

Cilët bij të trathëtuan 
Dhe të doqnë dhe të shuan 
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë 
Pa fole, pa zog, pa shpatë? 
Këta qena, o shok’ i mbytni, 
Mbushni gjyle që t’i shtypni. 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë, 
Se ke djemtë n’Amerikë. 

Sa kërkon e sa të duhen? 
Burrat nga detyra s’ndruhen! 
Trim i mirë do të japë, 
S’kursen jetën as paratë; 
Hithni, hithni tok dollarë, 
Të mos mbetemi të sharë. 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë. 
Se ke djemtë n’Amerikë. 

Do të ndihim pa kursyer 
Për ty, Nëna jon’ e vyer, 
Që me drit’ e nder të thuresh 
Dhe me bijt’ e tu të mburesh. 
Cila Nënë lyp paranë? 
Cilët bij me shpirt s’i dhanë? 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë, 
Se ke djemtë n’Amerikë. 

Armë dhe fishekë mblithni, 
Qesen edhe shpirtin hithni: 
Për lirin’ e vëndit t’onë, 
Sot -se nesër është vonë- 
Jepni, Nënën të shpëtoni, 
Komb e vatra të nderoni. 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë 
Se ke djemtë n’Amerikë. 

1917

nga Enciklopedia e Lirë

 

Theofan Stilian Noli, better known as Fan Noli (January 6, 1882 – March 13, 1965) was an Albanian-American writer, scholar, diplomat, politician, historian, orator, and founder of the Albanian Orthodox Church, who served as prime minister and regent of Albaniain 1924 during the June Revolution.

Fan Noli is venerated in Albania as a champion of literature, history, theology, diplomacy, journalism, music and national unity. He played an important role in the consolidation of Albanian as the national language of Albania with numerous translations of world literature masterpieces. His contribution to the English-language literature are also manifold: as a scholar and author of a series of publications on SkanderbegShakespeareBeethoven, religious texts and translations.

He acquired his education at Harvard  and was ordained priest in 1908, establishing thereby the Albanian Church and elevating the Albanian language to ecclesiastic use. He briefly resided in Albania after the 1912 declaration of independence. After World War I, Noli led the diplomatic efforts for the reunification of Albania and received the support of U.S. President Wilson. Later he pursued a diplomatic-political career in Albania, successfully leading the Albanian bid for membership in the League of Nations.

A respected figure who remained critical of corruption and injustice in the Albanian government, Fan Noli was asked to lead the 1924 June Revolution. He then served as prime minister until his revolutionary government was overthrown by Ahmet Zogu. He was exiled to Italy and permanently settled in the United States in the 1930s, acquiring U.S. citizenship and agreeing to end his political involvement. He spent the rest of his life as an academician, religious leader and writer.

Noli was born in the Albanian community of Ibrik TepeEastern Thrace, as Theofanus Stylianos Mavromatis. As a young man Noli wandered throughout the Mediterranean Basin, living in Athens, Greece, Alexandria, Egypt, and Odessa, Russia, and supporting himself as an actor and translator. He knew 13 foreign languages. Through his contacts with the Albanian expatriate movement, he became an ardent supporter of his country’s nationalist movement, and moved to Boston in 1906 in order to mobilize the Albanian emigrant community. At that time, in Boston some Albanian Christians were part of the Greek Orthodox Church, which was vehemently opposed to the Albanian nationalist cause. When a Greek Orthodox priest refused to perform the burial rites for Kristaq Dishnica, a member of the Albanian community fromHudson, Massachusetts because of his nationalist activity, Noli and a group of Albanian nationalists in New England created the independent Albanian Orthodox Church. Noli, the new church’s first clergyman, was ordained as a priest in 1908 by a Russian Orthodox bishop in the United States. In 1923, Noli was consecrated as a bishop for the Church of Albania.

In 1908, Noli began studying at Harvard, completing his degree in 1912. He returned to Europe to promote Albanian independence, setting foot in Albania for the first time in 1913. He returned to the United States during World War I, serving as head of the Vatra organization, which effectively made him leader of the Albanian diaspora. His diplomatic efforts in the United States and Geneva won the support of President Woodrow Wilson for an independent Albania, and in 1920 earned the new nation membership in the fledgling League of Nations. Though Albania had already declared its independence in 1912, membership in the League of Nations provided the country with the international recognition it had failed to obtain until then.

In 1921 Noli entered the Albanian parliament as a representative of the liberal Vatra party, the chief liberal movement in the country. He served briefly as foreign minister in the government of Xhafer Ypi. He was consecrated in 1923 as the senior Orthodox bishop of the newly-proclaimed Orthodox Autocephalous Church of Albania. This was a period of intense turmoil in the country between the liberals, represented by Vatra, and the conservatives, led by prime minister Ahmet Zogu. After a botched assassination attempt against Zogu, the conservatives revenged themselves by assassinating another popular liberal politician, Avni Rustemi. Noli’s speech at Rustemi’s funeral was so powerful that liberal supporters rose up against Zogu and forced him to flee to Yugoslavia (March 1924). Zogu was succeeded briefly by his father-in-law, Shefqet Vërlaci, and by the liberal politicianIliaz Vrioni; Noli was named prime minister and regent on July 17, 1924.

Despite his efforts to reform the country, Noli’s “Twenty Point Program” was unpopular, and his government was overthrown by groups loyal to Zogu on Christmas Eve of that year. Two weeks later, Zogu returned to Albania, and Noli fled to Italy under sentence of death.

He moved back to the United States in 1932 and formed a republican opposition to Zogu, who had since proclaimed himself King Zog I. Over the next years, he continued his education, studying and later teaching Byzantine music, and continued developing and promoting the autocephalous Albanian Orthodox Church he had helped to found. While in exile, he briefly allied with King Zog, who fled Albania before invading Italians in 1939, but was unable to set a firm anti-Axis, anti-Communist front.

After the war, Noli established some ties with the communist government of Enver Hoxha, which seized power in 1944. He unsuccessfully urged the U.S. government to recognize the regime, but Hoxha’s increasing persecution of all religions prevented Noli’s church from maintaining ties with the Orthodox hierarchy in Albania. Despite the Hoxha regime’s anticlerical bent, Noli’s ardent Albanian nationalism brought the bishop to the attention of the U.S. Federal Bureau of Investigation. The FBI’s Boston office kept the bishop under investigation for more than a decade, with no final outcome to the probe.

In 1945, Fan S. Noli received a doctor’s degree in history from Boston University, writing a dissertation on Skanderbeg. In the meantime, he also conducted research at Boston University Music Department, publishing a biography on Ludvig van Beethoven. He also composed a one-movement symphony called Scanderbeg in 1947.

Toward the end of his life, Noli retired to Fort Lauderdale, Florida, where he died in 1965. The branch of the Albanian Orthodox Church that he had governed eventually became the Albanian Archdiocese of the Orthodox Church in America.

Writing in his diary two days after Noli’s death, Albanian leader Enver Hoxha gave his analysis of Noli’s work:

As we are informed, Fan S. Noli died from an operation done last week in which, because of his age, he did not survive. A cerebral hemorrhage caused a quick death.

Noli was one of the prominent political and literary figures of the beginning of this century. The balance sheet of his life was positive. . . .

Fan Noli today enjoys a great popularity in our country, deserved as a literary translator and music critic. He was a prominent promoter of the Albanian language. His original works and translations, especially of Shakespeare, of Omar Khayyám and Blasco Ibáñez, are immortal. But especially his anti-Zogist, anti-feudal elegies and poems are beautiful jewels that have inspired and will inspire our youth, especially in creativity. He was also respected as a realistic politician, as a revolutionary democrat in ideology and politics.

From Wikipedia, the free encyclopedia

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s