Magjia e përkthimit të një matrice poetike (Refleksione për librin ” Striptizë poetike në Washington D.C. ” të Moikom Zeqos, botim i Aparkeas – Abraxas Tiranë 2014) / Nga Fatmir Minguli

Magjia e përkthimit të një matrice poetike

(Refleksione për librin Striptizë poetike në Washington D.C. të Moikom Zeqos, botim i AparkeasAbraxas Tiranë 2014)

Fatmir-Minguli

Nga Fatmir Minguli

Nje libër, një antologji e poeteve modernë amerikanë, një përkthim magjik i 73 poetëve të përzgjedhur nga poeti Moikom Zeqo.
Përkthime të poezisë anglosaksone e veçanarisht të asaj amerikano veriore.

Të përkthesh një poezi të poetit të huaj do të thotë te përkthesh vetë poetin. Atëhere përkthimi nuk është më një përkthim. Eshtë diçka tjetër që vetë Moikomi e quan “stripizë poetike” e që mund të thuhet dhe “striptizë shpirti”.
“K
ëta poetë janë brenda meje. Ose unë isha brenda tyre”kështu shprehet Moikom Zeqo për këtë liber që është me tepër se antologjik.
Kur e pyetën një njeri të ditur se çështë poezia, ai u përgjigj:- Eshtë një mister i pashprehur-.
Po
përkthimi i poezisë ? do shtoja unë. Përgjigjen e gjej pikërisht në këtë libër ku janë përkthyer poetët më të mirë të Amerikës.

***
Letërsia anglosaksone ka ardhur relativisht vonë ne Shqipëri. Fan Noli e hapi portën e saj me Shekspirin dhe me Longfelloun. Pastaj erdhën Fijet e barit” të Walt Witman- it nga Skënder Luarasi dhe “Parajsa e humbur” e Xhon Miltonit përkthyer nga Alqi Kristo.
Por poezia moderne kishte boshllek në vazhdimësi deri kur Gentian Çoçoli botoi të përkthyer kolanën komplete me dhjetë poetë amerikanë. Nje plotësim boshllëku i ndjeshëm jo vetëm për poetët dhe studjuesit shqiptarë.

***
Moikom Zeqo e filloi këtë punë madhore që në vitin 1997, në Washington D.C. , ku ethet e para u shprehën të botuara në librin e tij “Shtatë ditë të zbulimit të Amerikes” dhe me vonë në librin Çfarë i thotë nata varkës se zbrazët” të poetit bashkohës amerikan Wayne Miller.
Ndërsa në librin e parë i dha një dritë inteligjente poetëve të “Beat generation”, shoqëruar me rrezatimin profetik të Wallt Witmanit, në librin e dytë Moikomi na fut në botën e poezisë urbane të ditëve tona në Amerikë.

Po këto nuk mjaftonin për xhveshjen e plotë të shpirtit poetik të tij prandaj solli këtë vepër të papërsëritshme duke u futur në rrymat përçuese të ideve të poezisë së Botës së re moderne.
Një rrugë e gjatë përkthimi, një aventurë elegante në tokat e pazbuluara poetike. Por rrugëtimi i gjatë nuk është e vetmja veshtirësi. Poezia moderne amerikane përveç përzgjedhjes së autorëve ngërthen në vetvete mistere të reja , mistere ndryshe nga ato te poezisë eurocentriste.
Umberto Eko thotë: Përkthimi është një nga gjërat më të vështira por që e bën të njohur letërsinë në botë“.
Moikom Zeqo është shumë kërkues në këtë fluks vështirësisë, fluks që tani, me këtë libër të poezisë amerikane është kthyer në një përmendore kuptimplote.

***
Le të kthehem në boshllëkun që ekzistoi në Shqipëri , mungesën dhe largësine e poezisë anglo saksone në Shqiperi. Përse ky fenomen ?
Në Shqipëri u krijua matrica e eurocentrizmit, ngadalë por e plotesuar.
Poezia e poetëve amerikanë nuk mund të perkthehet nga mjeshtrit e mediokritetit.
Dhe me të vërtetë Ezra Pound, një nga poetet e mirë amerikanë që guxoi ndermjet të tjerash të përkthejë poetët e mëdhej të Kinës e të Japonisë thotë fare thjeshtë:” Poetët e mëdhenj, përkthehen vetëm nga poetë të mëdhenj”.
Por nuk mjafton me kaq vështirësia e nxjerrjes në drite të një antologjie, kur është fjala për poezineë moderne amerikane. Dana Gioia, kritik dhe studjues i letërsise amerikane bashkohëse shkruan:
Shumëfishimi i poezisë se re dhe i programeve të poezisë ka arritur dimensione të habitshme që kapërcejnë çdo masë historike. Gati njëmijë përmbledhje të reja me vjersha botohen çdo vit, përveç asaj mizërie me poezi të reja që botohen nëpër revista të vogla dhe të mëdha. Askush s’e di se sa recitale poetike organizohen çdo vit, por me siguri numri total i tyre duhet të jetë dhjetra mijra. Konkretisht tani në Sh.B.A. ka reth dyqind programe pasuniversitare për artin e të shkruarit, dhe më shumë se njëmije programe të tilla të nivelit universitar. Duke marrë një mesatare prej dhjetë studentësh që studjojnë për poezi në çdo seksion pasuniversitar, në dhjetëvjeçarin e ardhshëm vetëm këto programe do të nxjerrin rreth njëzet mijë poetë profesionistë me diplomë. Nga statistika të tilla një vëzhgues mund të arrijë lehtë në përfundimin se jetojmë në epokën e artë të poezisë amerikane.”
Përse kjo pasqyrë e botës poetike amerikane? Sepse duhet kuptuar edhe shumëfishimi i botëve poetike në një rrezatim të reflektuar me thyerje prizmash, thyerje gjeometrike simetrike dhe thyerje pa përcaktueshmëri.
I ndodhur në dhomën e mistereve të poezisë amerikane të kohës sonë, Moikom Zeqo ka ditur të orientohet me shqisën e shtatë, duke hedhur tej format konvencionale të studimit të poezisë.
Antologjija me përkthime të poetëve moderne amerikanë Striptizë poetike në Washington D.C. “, nën ankthin e së vërtetes jepet me shumë perparesi të cilat po i paraqes të radhitura më poshtë:
Eshtë nje komlpet i madh poetik me 73 poetë që nga Witmani.
Janë poezi që janë përkthyer vetëm nga Moikomi, çka përbën një veçanti madhore në botën e përkthimeve.
Eshtë përdorur teknika e kuptueshmërisë së vargjeve me formën e vargjeve te paraqitura në prozë. Kjo është forma e jashtme por që i jep krahë brendësisë për të kapur idenë në mënyrën më të plotë që poeti kërkon të shprehë.
Ka sensin e estetikës në përkthim, gjë që në shumë përkthyes mungon. Ne se kjo estetikë nuk ekziston, atëhere një poet i madh i huaj duket tepër i rëndomtë.

***
Po të shohim historikisht një nga faktorët e mësipërm, pikërisht përdorimin e teknikës të paraqitjes së poezisë në formë proze, gjejmë si paraardhës Faik Konicën që përktheu disa poetë të mëdhenj.
Natyrisht që realizimi me art i kësaj eksperience nga ana e Moikom Zeqos, bazohet në përsosje të vazhdueshme të një pune të madhe edhe si poet origjinal. Ndryshe nuk do të gjendej kjo përshtatje kaq natyrale e përkthimit të poeteve moderne amerikane.
Moikom Zeqo sjell poetë të tillë të njohur në gjuhën shqipe si William Blake, Walt Whitman,
William
Butler Yeats, Thomas Eliot, Ezra Pound, Wallas Stevens, Silvia Plath, Gregory Corso, etj. Ai ka ditur të përzgjedhë poetët midis detit të madh të poetëve amerikanë, ata poetë që na afrohen me shumë si mesdhetarë por edhe si temperament prej shqiptari.

Nga është nisur Moikomi ka bërë këtë përzgjedhje?

Në radhë të parë ka qëmtuar vetëm pak poetë dhe në radhë të dytë nga krijimtaria e çdo poeti ka marrë vetëm pak poezi. Qindra vëllime qarkullojnë nëpër botën amerikane me poezi të këtyre poetëve por në antologjinë delikate të Moikom ZeqosStriptizë poetike në Washington D.C., do të gjejmë botën e shkuar të mpleksur me të tanishmen konkrete dhe me të ardhmen abstrakte.

Për shembull poeti Charles Simiç në poezinë “ Njeriu i padukshëmduket sikur e përgjum të tanishmen dëftore dhe e trondit nga e ardhmja e foljeve qiellore.

Vetë Moikomi në parathënien e librit të tij tjetër më të riTri meduzat” – Mischellanea 8shkruan:Ekzistenca e poezisë është përherë e fshehur, për të mos u zbuluar asnjëherë plotësisht. Eshtë përherë përgjysmë. Edhe në dritë, edhe në errësirë, simbolizmi i një grafike enigmash…”

Dhe me të vërtetë, ai është zbatues i rreptë i këtij përcaktimi perlë. Eshtë kjo që tregon dhe sekretin e suksesit të një antologjie poetike të përkthyer. Ai kthehet në magun e kërkimit të shpirtrave poetikë të ndjeshëm e të ngjashëm. Ai përdor lëngun alkimik përmes makthit të përkthimit jo sintetik, por frymor.

***

Në këtë antologji lexuesi shqiptar do të gjejë kënaqësinë e intersektimit të botës së sotme amerikane me botët e lashtësisë europiane, me Biblën dhe me Odiseun, me Roterdamin dhe më Afërditën e Luvrit. Poeti nobelist Derek Walcot sjell në poezinë e tijOdiseunjë Odise tjetër , tepër të dëshiruar, por të kohëve tona. Metafora është e qartë.

Moikomi realizon kështu një tabllo të munguar në Shqipëri, atë të pasqyrimit të poetëve amerikanë të Botës së Vjetër.Pikërisht këto rikthime të poetëve modernë amerikanë në botën europiane të rrugëve romake, Pompeit, Francisco Goja-s, Paulo Uccelon, Jeruzalemit, Bizantit, Dantes e Karontit, etj e bëjnë antologjinë që po analizoj me vlera të jashtëzakonshme.

Në këtë prurje poetike mund të gjejmë përgjigjen në teorinë ekujtesës së drurit. Kujtesa e drurit nuk është thjeshtë teknika e kthimit të pemës në letër tipografike, është shumë më tepër. Është kujtesa e kohës, kujtesa e pemëve jetë gjata që ruajnë në lëngun e tyre ngjarjet e jetës. Eshtë një teori që Moikomi e ka shpalosur gjërë e gjatë në një festën e fshatit të Nivicë – Bubarit, aty nën fëshfërimën e gjetheve të rrapit shekullor. Çdo pranverë bashkë me çeljen e sytheve të para të gjetheve bëhen dhe emetimet e historisë.

Janë pikërisht këto simptoma të kujtesës së pemëve, që poetët amerikanë nga më të shquarit sjellin në këtë antologji.

Një nga poetët në këtë antologji Gregry Corso në poezinë “ Roterdamshkruan :Shtator 1957- në Roterdam vjen Gregry Corso- i ftuar nga një telegram prej barkut- nga një agjent i padukshëm- për vizione- me shpresë për punë letrare- ah, me dy valixhe dëshpërim- arriti poeti i vetmuar.

Ose Carl Sandburg në poemën e tij të shkurtër me titullKalimshmëriana fut në botën e metaforave moderne me nëkuptimet q sjllin sfinksi, pagodat, tempujt e Greqisë, katedralet gotike të mesjetës për të përfunduar psikologjikisht në grataçielet e Manhatanit dhe Detroitit.

Ndërsa Patriach Column ka shkruar një poemë për Skëndërbeun , ku dëshiroj të përmend vetëm tre reshtat e fundit të poemës:

Dyqind vite luftrash në Europë,/por nën emrin e Skënderbeut / Ja, ç’mendova ndërsa krilla më fluturoi përmbi krye!

Gati gjysma e poetëve në këtë antologji i janë kushtuar Europës.

***

Një vend të posaçëm zë në këtë libër edhe poeti i sotëm Wayne Miller. Përkthyes i poezive të Moikom Zeqos nga shqipja, ky poet është konsideruar një e ardhme e poezisë amerikane. Përkthimet e para të poezisë së tij u bënë nga Moikomi në vitin 2010 dhe tani e kemi përsëri në grup me poetët e tjerë modern amerikanë.

Poezia e tij është një skaner i jetës së qytetit amerikan të sotëm, ku lëvizja në dukje turbulente qetësohet nëpërmjet tre personazheve fëmijë Justinës, Klarensit dhe Andit. Udhëtimet e tyre imagjinare nën figuracionin poetik tejet modern të Millerit të kujtojnë “Lizën në botën e çudirave”.

Një skenë e çuditshme paraqitet në poezinë “Festival rruge” , poezi e cila është xhirimi i kamerës lëvizëse nëpër rrugët e qytetit: ‘Ku kulmet e palmave janë elektrizuar në flokë-/Ku fishekzjarret bëhen hi nga terri-/ ku dritaret janë copëza muzgu mbi rrugë-/ ku tingulli I dritës i jep zhurma lumit-.”

Wayne Milleri vjen i plotë në këtë libër striptize të poezisë. Duhet ta lexosh që të ndjesh frymëmarrjen e shpirtit të poetit, e bashkë me të do ndjesh dhe tingujt e rrugës, ditën dhe natë, do ndjesh lëvizjen kaotike të njerëzve në trotuaret e Nju Jorkut e në fund do të kuptosh se vetëm kaos nuk ka. Rregullsi jete, po!

***

Libri poetik me poezi amerikane “Striptizë poetike në Washington D.C. “ mund të jetë dhe një tekst i mirfilltë shkolle, që nga arsimi i mesëm e deri te ai pasuniversitar. Dhe kjo nuk është thjeshtë një dëshirë, dhe as një propozim. Eshtë një domosdoshmëri për të thyer ato koraca të ngurtësuara të teksteve të letërsisë ku vetëm frymëmarrje shpërthyese të poezisë hapësinore nuk ka.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s