LIBËR I RI, PËR ATDHETARIN E SHQUAR ALI IBËR NEZAJ (Përgatitur: Ganimete Thaçi) / Nga: Prof. MURAT GECAJ

 

LIBËR I RI, PËR ATDHETARIN E SHQUAR ALI IBËR NEZAJ

 

(Përgatitur: Ganimete Thaçi)

 

 

 

 

Murat Gecaj

Nga: Prof. MURAT GECAJ

 

 

 

1.

Jo shumë kohë më parë, mora një mesazh përmes Internetit nga poetja Ganimete Thaçi ose, e njohur ndryshe, “Çika Hasjane”. Ajo më informonte se kishte nisur punën pë rmbledhjen e shkrimeve të ndryshme që të përgatiste një libër të ri, kushtuar atdhetarit të shquar, Ali Ibër Neza. Po aty, ajo kërkonte ndihmë dhe bashkëpunim, në këtë drejtim.

 

 

Ballinat e librit

 

Ballinat e librit të ri…

 

 

Të jem i sinqertë me lexuesit, m’u duk një nismë e guximshme prej kësaj krijueseje të re, e cila dija që vetëm shkruan poezi. Bile, isha shprehur në shtyp edhe për librin e parë të saj poetik, “Kërkoj vargun tim”. Por, nga ana tjetër, arsyetova se njeriu, me guxim, vullnet e këmbëngule, realizon dhe arrin çdo qëllim, të cilin ia cakton vetes. Meqenëse kisha dijeni për këtë atdhetar të njohur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), nga jam dhe vetë, gjeta ndonjë burim nga mund të merrte Ganimetja shkrime për këtë botim. Më pas, ajo erdhi në një takim, ku ishte dhe bashkëkrahinasi im, arsimtari e publicisti Ibrahim Hajdarmataj. Aty i shfaqa asaj ndonjë mendim për të gjetur burime për librin në fjalë.

Ishte jo vetëm kënaqësi, por dhe befasi e këndshme një takim tjetër i radhës me këtë autore, ku tashmë ajo ishte bashkë me Halit Nezajn, studiues e botues, me banim në SHBA dhe vazhdues i afërm Ali Ibër Nezajt. Ne ishim njohur dhe më parë, kur ai përuroi në Tiranë libra të tij. Sigurisht, tani temë e bisedës sonë ishte kryesisht botimi në fjalë, për të cilin Ganimetja na tregoi se kishte mbledhur disa shkrime, si me autorësi, nga botime të ndryshme, nga shtypi etj.

Kështu, duke punuar me përkushtim dhe duke patur ndihmën e disa vetave, para më shumë se një muaji, ajo e dërgoi në shtyp librin kushtuar atdhetarit Ali Ibër Nezaj(1835-1900), luftëtar trim e i paepur dhe mbrojtës i vendosur i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në vazhdim, duke u mbështetur për botimin e tij nga: Zenel Nezaj, Përparim Nezaj, Hamdi Nezaj e Halit Nezaj, Shtëpia Botuese “Ada” e vuri atë menjëherë në qarkullim. Një kopje të këtij libri, Ganimetja ma dhuroi me fjalët dashëmirëse: “Miqësisht, profesorit Murat Gecaj, Tiranë, më 15.09.2014”.

 

 

2.

 

Ja, tani kemi ndër duar këtë libër modest, me 161 faqe dhe me titullin domethënës “Ali Ibra, Zëri i Atdheut”-Antologji (Tiranë, 2014). Ai botohet me rastin e 800-vjetorit të Shtetit të Arbërit dhe ka redaktorë Dukagjin Hatën e Ndue Malajn, korrektor Sali Mandrin dhe kopertinën e punuar nga Ilmi Kastrati.

Në vazhdim të “Parathënies”, që e ka hartuar G.Thaçi, në pjesën e parë   vijonë 9 shkrime të posaçme kushtuar Ali Ibër Nezajt. Autorët e tyre janë: Ganimete Thaçi (Has), Serxho Mazrreku (Elbasan), prof.dr. Masar Rizvanolli(Gjakovë), Luanda Hajdari (Kukës), Qazim Shehu (Librazhd), Petrit Dunga(Kukës). Veçanërisht, aty bien në sy disa dëshmi e fakte historike, nga studiuesi Gani Qarri (Gjermani).

Ndërsa studiuesi e gazetari Ndue Malaj (Tropojë) nënvizon në shkrimin e tij: “Ali Ibra përfaqëson, në lëvizjen kombëtare shiptare, interest më të larta të popullit e të Atdheut; ai u pagëzua që në rininë e tij në zjarrin e betejave të madha, si një prijës dhe strateg i shquar popullor dhe deri në fund të jetës dha gjithçka që kishte, së bashku me fisin e tij, në të mirë të luftës për çlirim dhe dinjitet kombëtar”.

 

 

59shtatorja-e-ali-iber-nezaj-me-autor-isa-baliaj

 

Shtatorja e Ali Ibër Nezajt, në Gjakovë (tetor, 2012), me autor Isa Baliaj

 

 

Intersin për këtë libër e shtojnë edhe krijimet e posaçme të 18 poetëve, nga krahina të ndryshme të vendit. Ata i kanë thurur vargje të frymëzuar luftëtarit trim, për lirinë e pavarësinë e Atdheut, Ali Ibër Nezës. Emrat e këtyre autorëve janë: Nehat Jahiu (Kumanovë), Ilmi Dervishi (Tiranë), Lekë Prenga Gjeçi (Lezhë), Pëllumb Xhafer Alia (Tepelenë), Mevlud Buci (Dibër), Ganimete Thaçi (Has), Hazbi Dida (Kukës), Qazim Shehu (Librazhd), Luanda Hajdari (Kukës), ckël poetik nga Gani Qarri (Gjermani), Agim Desku (Pejë), Sejdullah Martinaj(Hollandë), Halil Haxhosaj (Gjakovë), Bledar Tafaj (Shkodër) Sali Mandri (Dibër), Sinan Isufi dhe Esat Bytyçi (Kukës).

Sigurisht, e meriton të përmenden vargjet e secilit nga këta autorë. Ndërsa po riprodhojmë vetëm disa nga ata, që ka shkruar plot frymëzim arsimtari e poeti nga Çamëria, Namik Selmani. Ndër të tjera, i ndodhur përpara shtatores së Heroit tonë, ja çfarë shkruan ai: “Zbrit nga bronxi, Ali Neza,/ të prêt oda, mes një kulle!/ Të prêt kënga, portë për breza,/ hap pas hapi, udhë pas udhe…/Zbrit, or, zbrit e udhën prina,/ nëpër shkronja, nëpër krisma!”

Në mbyllje janë shënuar edhe mjaft burime të informacionit, ku është bazuar G.Thaçi për përgatitjen e këtij libri, të cilën e falënderojmë dhe e përgëzojmë, si për nismën e saj dhe arritjen e qëllimit të dëshiruar!

 

 

Tiranë, 7 tetor 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s