Ç’ka po mbahet në fshehtësi nga shkenca serbe në Sanxhak ? ( Shkrimi u botua nën përkujdesjen e publicistit Fahri Xharra.) / Nga Ismet Azizi

timthumb

 

Ç’ka po mbahet në fshehtësi nga shkenca serbe në Sanxhak ?

 

 ( Shkrimi u botua nën përkujdesjen e publicistit Fahri Xharra.) 

 

 

Nga Ismet Azizi 

 

 

 

Arsa mendohet se është monument i vetëm në të cilin është “selia” e nji shteti të Evropës në të cilin është e ndaluar hyrja
Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të sllavëve në këtë hapsirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etapa, dhe kolonizimi kryesor është bërë përgjat luginave të lumenjëve. Në fillim të shek. të VII-të sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i Bizantit gati nuk ekzistonte.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kan qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit “Rashka”; mandej të mbeturat nga ari dhe qehlibari të gjetura para shum viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e së cilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.
Toponimet e shumta në këto vise ruajn kujtimet për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë – vapa,-ë; Peshter :Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter – thatësi.
Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, e detyruan popullsinë vendase të tërhiqet në male dhe ia morën tokat. Gjithësesi të gjith vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kan mbetë në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise, çka na bën me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.
Arsa është qytet i vjetër i mbretërisë Ilire.
Arsa është emër i vjetër latin i lokalitetit të vjetër Ras, të cilin serbët e quajn Stari Ras.
Stari Ras, pra Arsa i njohur në atë kohë si Ras, ishte një nga kryeqytetet e para të shtetit mesjetar serb të Rashkës, dhe më i rëndësishem për një periudhë të gjatë kohore . I vendosur në rajonin e sotëm të Sanxhakut , qyteti ishte në qendër të shtetit të hershem mesjetare që filloi të përhapet në të gjitha drejtimet. Ai u themelua në mes të shekujve 8 dhe 9 dhe u braktisur diku në shekullin e 13-të. Pozicioni i tij ishte i favorshëm, përgjatë grykës së Lumit Rashka, në udhëkryq midis detit Adriatik dhe shtetit të Zetës, Bosnjë në perëndim dhe në lindje Kosovës kishte shtuar rëndësinë e tij si një qytet. Sot qyteti i lashtë është i rrënuar kryesisht i parrethuar dhe i pa mbrojtur në afërsi prej vetëm 11 km nga Novi Pazari, Stari Ras është shpallur monument kulture me rëndësi të jashtëzakonshme në vitin 1990, dhe është i “mbrojtur” nga Republika e Serbisë.
Arsa mendohet se është monument i vetëm në të cilin është “selia” e nji shteti të Evropës në të cilin është e ndaluar hyrja. Arsa përmendet qysh në shekullin e dytë (historiani romak). Ndërsa përmendet vetëm një here deri në shekullin e gjashtë. Marko Popoviq nji hulumtues serb në elaboratet e tij ka aq shum paragjykime sa që për shkencën është thjeshtë e pakonceptueshme.
Një gjetje interesante janë veçanërisht dy fragmente të bukës së djegur. Si zakonisht kur haset në diçka që nuk i përket Nemanjiqëve ekziston justifikim për këtë: “Koha e krijimit të këtij muri tash për tash nuk është e mundur të vërtetohet”. Dhe kështu zgjat deri sa dikush nga shkenca serbe megjithate dëshiron të dijë e të tregojë se ku ndodhet Arsa.
Deri vonë , para 15 viteve për derisa në N. Pazar nuk ka ardh ekipi i arkeologëve të fakultetit Filozofik të Beogradit në krye me akademiken Jovanka Kaliq, të gjith në Sanxhak dhe më gjerë dhe në Evropë kan qenë të bindur se Arsa ( Ras) ndodhej në vendin e quajtur Pazarishtë, në afërsi të Sopoqanit, ku Stefan Nemanja vendosi themelet e shtetit serb. Këshu mendohej edhe pse nuk kishte kurrfare argumenti shkencor.
Për ekzistimin e Arsit në afërsi të lokalitetit Pazarishtë , dhe se nuk duhej të dyshohej është “vërtetuar” viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, ekipi i arkeologut të njohur serb prof. dr. Marko Popoviqit , i cili ekip pas disa dhjetra viteve të hulumtimit të këtij lokaliteti “ në këtë temë” publikoi disa libra dhe punime shkencore.
Në bazë të këtyre hulumtimeve të Popoviqit , Arsa ( apo siç e quajn serbet Stari Ras ) në vitin 1978 , si trashëgimi kulturore , është futur në listën e UNESKO-s.
Por një ekip tjetër para e akademikes Kaliq ka ardh në përfundim se “ Arsa gjegjësisht Stari Ras nuk ka qenë në lokalitetin Pazarishtë , por në Gradinë , në lokalitetin Postenjë jo larg kishës së Petrovës , e cila poashtu është nën përkujdesjen e UNESKO-s.
Nuk ka asnjë dyshim se vendi i fronit serb ishte Kisha e Pjetrit. Në biografinë e Stefan Nemanja, e shkruar nga Stefan djali i tij, qartë shkruan se Kisha e Pjetrit gjindet në selinë e shtetit të atëhershëm.
Këtë tezë të prof. Kaliç dhe kolegët e saj e pasurojnë me zbulimet arkeologjike të shumta në lokalitetin Gradinë në Postenjë (5 km nga Novi Pazari, përgjat rrugës për Rashkë, ku janë mbetjet e kishës, të tipit të fronit rezendecial, selisë së Nemanjës dhe shumë materiale të vlefshme arkeologjike.
Ana tjetër, disa ekspertë të cilët jan në krah të Marko Popoviq, kurrë nuk kan dashtë të dëgjojnë për zbullimet e Jovanka Kaliç as të diskutojnë seriozisht. Opinioni në Serbi, si dhe sanxhaklinjët kan mbetur të hamendur.
Pse kurrë nuk jan takuar këto dy ekipe të shquar “ekspertësh”, të ulur në tryezë pran autoritetev më të larta të Akademise Serbe, me argumentet e tyre një herë dhe përgjithmonë ta zgjidhin këtë dilemë, do të shihet më vonë thot etnografi Sulejman Aliqkoviq.
Të hutuar janë edhe turistët, të cilët gjithnjë kërkojnë të shohin të dy lokalitetet e “Rasin e Vjetër” gjegjësisht Arsën e Vjetër, mandej kan probleme edhe mësuesit, sepse ata shpesh nuk kanë argumente për të dhënë nxënësëve përgjigjet e duhura, shton tutje Aliqkoviq.
Të dyja ekipet vijnë rrallë në Novi Pazar: Marko Popoviq thotë se punës së tij i ka dhën fund , ndërsa ekipit te Joana Kaliç për kërkime të mëtejshme në Gradina i mungon paraja.
Ndërsa për ekzistencën e Stari Rasit serb, Myftiu i Madh i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliç në një konferencë të rëndësishme , pat deklaruar: “Ne boshnjakët jemi me prejardhje ilire. Nëse dikush ju pyet prej nga kjo tash , lirisht përgjigjuni, “na ka thënë Myftiu “. Dhe ajo kala mbi Novi Pazar,për të cilat ata pretendojnë se ishte selia dhe djepi i shteitt serb, në fakt është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me kurrfar Rasi dhe me shtetit e vjetër serb “.shkruan e përditshmaje beogradase “Politika”.
Shum ka për tu shkruar në lidhje me këtë qytet të vjetër, por një është e saktë se Ras –Arsa ( Arza) është qytet i mbretërisë ilire.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s