TË MBROJME LENGARICËN DHE BANJAT E BËNJËS NGA GRABITJA / nga Kondi Ilia

1932339_960653113950939_4127016854443922180_n

 

TË MBROJME LENGARICËN DHE BANJAT E BËNJËS NGA GRABITJA

 

Nga Kondi Ilia

 

 

 

NJOFTIM

 

Te nderuar pjesemarres!
Ne si shoqëri civile shprehim shqetesimin per demtimin e gjeomonumenteve ne lumin e Lengarices nga hidrocentralet qe kane filluar te ndertohen. Shqetesimi është kaq i madh dhe mbetet i madh, sepse pasojat nëse devijohet Lumi i Lengaricës jane te pa riparueshme. Shteti duhet te mbroje trashegimine kultorore e natyrore ne perputhje me ligjet qe ka miratuar Parlamenti dhe Këshilli i Ministrave. Sipas Vkm-së Nr. 676, dt. 20.12.2002, për zbatim të ligjit “Për zonat e mbrojtura” në shtratin e Lumit të Lengaricës kjo është lista e monumenteve te natyres që janë dëmtuar dhe mund të zhduken:
1. Shpella e Pellumbave
2. Kanioni i Lengarices
3. Guri i Petranit
4. Ujrat Termale te Benjes
5. Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës”
Qëndrimi ynë është i qartë
Kerkojme jo vetem pezullimin e punimeve (qe de fakto ka ndodhur) por kerkojme shfuqizimin e koncesioneve qe demtojne zonat e mbrojtura
Kerkojme nga Kryeministri i Shqiperise z. Edi Rama shfuqizimin e koncesioneve, si nje akt i ndershem i besimit qe kemi tek institucionet ligjzbatuese! Kerkojme pastrimin e ketyre cibaneve, ne kete zone te mbrojtur me ligj te vecante.
Doja të theksoja një shprehje të një turisti të huaj, i cili u shpreh në një reportazh të gazetarit Ilir Mati: !Është lumi më i bukur që kam parë ndonjëherë. – Ta prishësh është njësoj sikur në vend të Koloseut të ndërtosh një pallat”.
Ne kemi studiuar përmbledhjen teknike të këtij projekti ku thuhet qe nga 15 qershori deri ne 15 shtator s”do te shfrytezohet uje, ndekohe rekomandohet qe fermereve tu krijohet mundesia te perdorin ujrat e hidocentralit per vaditje ne stinen e thate. Ke MASHTROJNE keta specialistë??? Cfare uji te marrin fermeret nga hidrocentrali kur ne stinen e nxehte hidrocentralet nuk do te punojne??? Domethene haptazi thone qe edhe ne MUAJT E NXEHTE HIDROCENTRALI DO TE MARRE UJIN E LENGARICES…..AS TE GENJEJNE NUK DINE!!! Ne nuk lejojme qe ne asnje stine e ne asnje moment mos i merret nje centimeter kub uje Lengarices. Ne nuk duam lumenj ne tub.
Miq permetare, shqiptare kudo ndodheni, neser diten e shtune ora 11:00 date: 11.10. 2014 te gjithe bashke, njerez qe e doni natyren, vendin tuaj, femijet, jeten, le te protesojme tek Piramida prane Kryeministrise per te mbrojtur nga zhdukja Lumin Lengarice dhe Banjat e Benjes ne Permet, nga ndertimi i tre HEC-eve qe kane gllaberuar kete Perle te Natyres, ne kundershtim me cdo ligj kombetar e nderkombetar per zonat e mbrojtura.
Te gjitha mediat i ftojme ne kete proteste, te percjellin kudo, kete Krim Mjedisor, si nje nga qindra krimet e tjera mjedisore.
Te gjithe te rinjte qe kane shprehur deshiren ne rrjetet sociale, per tu mbledhur bashke per kete kauze, ja ku po vjen dita per te ngritur zerin me slogane ne duar dhe atdhedashuri, ne mbrojtje te natyres dhe vlerave qe mund te krenohemi. Njerez te thjeshte, akademike, intelektuale, ambientaliste, OJF, kushdo qe e do vendin e vet, te demostroje qe vullneti i popullit vendos per te ardhmen e tij, ne paqe me Natyren, kunder makuterise dhe kunder HEC-eve.
I drejtohemi Kryeministrit te vendit z. Edi Rama, te marre masat e duhura per zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi, ne te kundert protestat do vazhdojne cdo dite. Ne fund te protestes te nenshkruajme peticionin qe do i dergohet Kyeministrit si dhe organit te prokurorise.

 

 

Kondi Ilia

 

Kondi Ilia, Jurist, Koordinator i qendres per “Drejtesi dhe Solidaritet”

 

 

***
Prof. Sazan Guri, ambientalist shprehet;

 

“Rasti flagrant të Lumit Langaricë, të cilit i merren 5000-8000 l/s dhe i lihen 200 l/s, aq sa një urinë elefanti, ku nuk del as për të lagur shkëmbinjtë dhe zajet 10.000 vjeçare.
Imagjinoni të dashur miq, sesi konçensionarët shqiptarë dhe të huaj, zhdukin çdo gjë me vlerë tonën, siç është kanioni i Langaricës, më i bukur se në Kolorado. 8 burime termale, sa ka gjithë Greqia. Një shpellë të parë, që është shtëpia e parë e njerëzimit dhe 15 shpella te tjera prehistorike. Të gjitha këto zona të mbrojtura, etj., etj.
Ndaj ngrejme sot zërin e fuqishëm qytetar, për të shkundur mirë qeveritarë dhe konçensionarë”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s