Zgjim shpirtëror, dritëkuarc ëndrrash flenë mëndafshit,
krejtësisht humbur.
Mëngjeset lexojnë xhestet e vjeshtës, ato të lehtat ,
bien pa frymëmarrje…
Shkojnë durimin thatë në hedhje, fluturueset puthin,
çmimin e rritjes .
Me aq lehtësi zhveshin shpresat kërcell, bien shtratit
të zhveshurat magjepsin!
Ngjyrat diellargjil, virgjëreshat e betuara të rrënjëve.
mbajnë ngrohtë kujtesën.
Dyshimin e vërtetë të propozimit, lajthitin vërtetësinë,
zënë çarçafët me aromë.
Kursyer në rrudha fjalësh, çmimin e gojës mbyllur,
rikthejnë besimin me driten e syve.
Fryma flijon energji të vjetra karmike, e t`bardhat,
-gënjeshtrat shkelin dënglat e tyre.
Të ndalin pastaj shtyjnë, në pritje të ekzekutimit,
në një të ftohtë-guximshëm…nën magjinë e saj! Të eturit detajfshehur!
Ndarje udhësh
Ndarje udhësh, zgjim drejt lirisë, stile të ndryshëm jetese,
dallime nga njëri – tjetri.
Konkuenca, nxitje, struktura të mbetura stilesh jonik,
partenone çatish shkatërruar.
Dredhka spirale synojn drejt qiellit, puplaëndrra jastëkësh
fluturojnë të dukurat nga poshte
Flu të pakapshmet, zgjatin kollonat degëzduart
të hollat përpiqen të kapin.
Lirshmërine pafund, paqen në parmakë të zbukuruar,
gdhendur në dru.
Brishtësinë dhe elegancën pa kokë në hire të magjishme,
shtate shpirtrat madhëruar.
Sakramentit të kungimit me bukë e verë mishëruar
trup e gjokse pagëzuar.
Rite pastrimesh, gardhe gurësh të gjallë, flijime ripërtëritëse,
perëndesha e dashurisë kërcen…
Në ajër!
Shtrëngojnë rripat …mbrojnë!
Indiferentë rrugëve interurbane, s’takuar rastësisht mëngjeseve
rrugëve me njerëz ecin, ecni …
Jetojnë me sytë tuaj në shikimet vjedhurazi atë ç’ka e bukur ,
jua rrëmbejnë, jetojnë kështu….
Një këtu, një atje duken -zhduken dritat lëvizëse para e prapa mjetesh,
dy-rrotëshit përjashtuar dy-këmshshit
Shoqëruar në kompromise situatash, aktuale me mesazhe reflektuese,
ajri shkëmben të pakuptimtat veprime…
Fshirjes së cikleve me radhë , hequr zvarrë këmbët, në flluskë që dhembin,
shënuar pozicionvendndodhjet.
Fekonduar sukseset disa minutshe, puthen me antenat deri në fazë,
banor pallatesh spiunë me dëgjime të pakthyeshme…
Parkuar te djeshmen në zgjime te hutuara, jastëkëve najlon, natyrës dhuruese
thesar shëndetesh në forcë, ruajnë me aromë sigurimi .
Shtrëngojnë rripat …mbrojnë drejtues, çmimim njeri !
Muajt hyrë me vrull në qasje gjuetie hedhur çmendurisht,
emocione të reja zërash, thonë e thonë…Duan !…
©Irina Hysi