Poezi nga Hilmi Hajra

Poezi nga Hilmi Hajra

 

KUJTIMET…

Kur muzgu heshtur
Ma vodhi ditën,
Ëndërrat dhe gjumin
Lehtë m’i grabiti,
Kujtimet e lidhura nyeje
Gjatë viteve…
Nuk ia dhash!
Janë të miat! -i thash.
I kam lule të freskëta!
Shigjeta ngulitur n’zemër..!
Të gjitha – margaritarë shpirti!

 

SOT NË DJELLINË*)

Sot erdhët në Djellinë…
Edhe nga ftohtësi gurësh
Shtrydhnit zjarr urrejtje,
Zështerrur, hije të zeza,
Me ndërgjegjie të sëmurë,
Thirrnit për vdekje.

Sot, sa rënd shkelët Djellinën,
Por, blerimin hieja e juaj
s’mund t’ia shuaj dot!
Diellina, ju kurrë nuk ju bindet,
As nu ju njeh, për t’zot!

E ju, futë fund e krye,
Me emra shejtnish maskuar,
Vetëdigjuni n’urrejtjen e juaj!
Korba matuf – djajë të harbuar.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s