Poezi nga Rita Hoxha

Poezi nga Rita Hoxha
 
 
KY LOT MARGARITAR
 
Jam valë në bregun tjetër
ardhur nga të tjera ujëra
përplasur sot kaq zhurmshëm
e përhumbur në kujtime.
Drejt vendlindjes fluturoj
fluturoj e s’ kam të të ndalur
përmbi detin që dalldis
dhe shkrihet në mijëra dallgë.
Pikë e lotit bëhet perlë,
shndrin nga larg stërkalë e bardhë
sytë e nimfës gjegjin tutje
për qytetin në liman.
Vjen një rreze përmbi lot,
si shkëlqim përmbi venitje
bëhet dritë,sa gjithë kjo botë…
për të shtrenjtën nënën time.
Më pëlqen dielli si lind
dhe kur ikën perëndim
yjet feksur nëpër natë
Hënë e heshtur zbehtësisë.
Jam valë përmbi valë
kalëruar nëpër det
shoh portretin madhështi
shkrirë lart gjer në re.
Unë dua, çfarë nuk dua
veç të flas sërish me ty
si dikur të mbështes kokën
të humbas në ëndërrim.
 
 
 
Prindërve të mi
 
Ju, që sot nga lart më shikoni
jeni drita dhe era e kësaj toke,
jeni flladi më i parë në pranverë
portrete që përherë shpirtin më pushtoni.
Unë ju prek dhe ju shoh
sikur koha,
që ndalet për një çast
e rikthen ata hapa të dikurshëm
ato duar që zgjaten e zgjaten
në fije të padukshme.
Tani ndihem shumë më pranë,
avitur të njëjtit kalldrëm,
që zgjaten përtej asaj bote
e sjell kërcitjen e hapave të mi.
Gjithmonë është e njëjta pamje,
i njëjti imazh që flet mijëra fjalë
e mes tymnajës së verdhë kohë
shoh përjetësinë tuaj, përgjithmonë!
Unë ju ndiej në ajërin që marr frymë
pendë e lehtë fluturim
mbetur përherë dashuria më e madhe,
o malli im i dhembshuruar!
 
 
 
Nënës time
 
Kur më vjen në ëndrrën time
kam frikë, s’dua të zgjohem
më puth sytë me ledhatime.
Fli dhe pak, mos u zgjo
Fli, si zogu në fole
atë qerpik më lër ta puth
Lehtë lehtë, si puhiza në pranverë.
Fli e qetë, o shpirt i bukur!
Të kuptosh, a jam e lumtur
ngazëllyer nga vegimet.
Rrezja e diellit kur të lind
me ato ngjyra në tëndin vwshtrim
mos u zgjo, se jam aty?
Kur të ndiesh një fllad të lehtë,
që në shpirt të prek ngadalë
ta kuptosh, se jam pranë teje
dhe në ëndërr jam me ty.
Hapi sytë ti më ngadalë
dhe nga ëndërrat mos u zgjo,
apo… ëndërrën ma ke falë.
dhe në shpirt me mua qëndron.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s