Poezi nga Zhuljeta Grabocla Çina
Pa titull!
Ti ke filluar nga pak të heshtësh
dhe heshtja ka filluar të ketë frikë prej teje.
Si çekani në membranën e timpanit të veshit
kur gjëmon prej zhurmash rrufeje!
Ti ke filluar nga pak të më harrosh
dhe më kujton si qelizat e trurit po vdesin.
E gjithë bota po humbet në miliarda çaste
e trishtohemi se kujtimet po na humbasin!
Ti erdhe e u mbështete i harruar pas meje
Siç vishet hardhia pas trungut të një peme.
T’i fsheha mes gjethesh bishtakët gjithë musht,
Siç ruhen kujtimet e pranverave të hershme!
@grabocka