“Kaseta” e QANI   ZAIMIT ( Libri “Mes tekave të jetës” të QANI  ZAIMIT ) / Nga: Përparim Hysi

“Kaseta” e QANI   ZAIMIT
Libri “Mes tekave të jetës” të QANI  ZAIMIT



Nga: Përparim   Hysi
 
     Pak dhe nga pak, le t’i heqim petët lakrorit. Kur i heq petët, dalin lakrat. Por këto”lakrat” e këtij “lakrorit” që ka gatuar QANI  ZAIMI, sikur kanë një shije të veçantë. Së pari, dua që  t’u them lexuesëve se kush është QANI ZAIMI dhe pse librin e tij e kam  nominuar me  metaforën”kaseta”.  Pa bërë ndonjë paraqitje si,anës e pas anës, po ju them drejtpërdrejtë: QANI ZAIMI është pensionist ,mbi 85-vjeç, ka titullin “Mësues i merituar” dhe është”Nderi i SKRAPARIT”. Ky 85-vjeçar, ka dalë me librin e parë të tij”Mes tekave të jetës” dhe, nën mbresat që përftova nga libri, edhe po shkruaj.
*     *   *
Librin e lexova me një frymë, se-pse mos ta them,- nga gjaku jam nga Skrapari dhe gjaku nuk bëhet ujë. QANI ZAIMI ka mbaruar në ish- Normalen e Elbasanit dhe,si kohë ka ndodhur kështu: ky,sa ka mbaruar, unë kam filluar. E,sa për”kaseta”, them që nuk jam shpejtuar. Dikush ka  thënë:” Sikur të kesh mundësi që të filmosh jetën tënde dhe filmin ta mbledhësh në një kasetë, atëherë, kur ta rishohësh,sa ke për të qeshur,aq ke dhe për të qarë”. Dhe vërtet në ilbër ka pasazhe të tilla që herë ta çojnë buzën vesh më vesh, por dhe ka momente që,vetvetiu, të pikojnë lot. Kjo ndodh se autori i”kasetës” në”Tekat e jetës” as ka zbukurar dhe as ka fshehur gjësend. Dhe ngjarjet që zënë fill qysh në prag të luftës dhe vijnë deri në ditët tona, i ngjajnë një lumi që,herë është i rrëmbyeshëm dhe dallgëzon dhe herë i qetë.
QANI ZAIMI është i datëlindjes 1933 dhe nuk e ka ndjerë në potencë Luftën me pushtuesit,por e ka hequr mbi kurriz.
Ka hequr mbi kurriz ndjekjet dhe persekutimet; ka jetuar dëbimin familjarisht nga shtëpitë; ka vuajtur fizikisht dhe është rritur dhe burrëruar para kohe. Jeta e treguar në”kasetë” është një Odise që është gati të flijohet për “Itakën” e tij.Dhe ITAKA e QANI ZAIMIT është sa VËNDRESHA dhe,po kaq,SKRAPARI ku ai punoi në fushën e arsimit deri sa doli në pension. Interesantja në”kasetë” është se, pasi e lexon, shumëkush atje gjen veten e vet. Gjen gjithë atë atmosferë pune që u bë në atë kohë dhe,vlera e librit rritet,se, në fund të fundit, glorifikon punën.
                                           *     *    *
Për të shkruar një libër (qoftë dhe duke treguar jetën tënde), nuk është kurrë vonë. Se të dalësh në”mejdan” me një libër, duhet pak guxim dhe, të paktën, të jetë dikush që, sikur të  merr për dore. QANI  ZAIMI është i një natyre të tillë, që më tepër ka nevojë për shtyrje. Historia dëshmon se”droja” ka qenë ajo”hija” që u rri mbi kokë edhe krijuesëve që, me kohë, u bënë të famshëm. Ka mbetur në histori”droja” që mbante të”ndryme” një Poete si EMILY DISCENSION. Apo dhe ca më tej: LUI ARAGON ka shkruar:”ELSA TRIOLES, pa të cilën, unë do të kisha heshtur”.
Dhe QANI ZAIMIT i ka  munguar një”ELSA TRIOLE”,por ja që një ditë ,e mposhti drojen.Atje qenë shënimet dhe kishte jo vetëm për një kasetë,por sa për një”kaleidoskop” dhe e bëri ferk: e nxori”kasetën” e parë.
                                            *    *    *
Kur e shikoj”kasetën”, zë dhe më vijnë parasysh të gjitha ato momente në tërë dinamikën e saj: fëmijërinë e vështirë, shkollimin po kaq të vështirë dhe, po kështu, vullnetin dhe pasionin për të mësuar. S’ke se si mos mbresohesh nga momentet aq dramatike të kohës së luftës; nga momentet e pasluftës; për reformat qofshin ato ekonomike,qofshin ato në fushën e arsimit e kulturës.Dhe ajo që të bie në sy,se në të gjitha këto reforma, autori është jo vetëm pjesëmarrës,por,shpesh, edhe drejtues aktiv. Ashtu qetë-qetë, pa i rënë kurrë gjoksit, gjithmonë me ballin e bardhë.
Flamurtar në brigadat vullnetare apo me “partizanët e paqes”, gjithmonë në ballë dhe,po aq “i padukshëm si ajri”,profili i tij sa bëhet dhe më  i bukur.
Tek e lexoj dhe ndjek”atmosferën e punës vullnetare” në hekurudhë dhe më bëhet aq i afërt dhe i prekshëm, sa më bëhet sikur zgjat duarët mbi lopatat dhe mbush  vagonat me dhe. Kemi qenë brez pune dhe nuk e kemi thyer kohën as me “tallava” apo me tra-la-la.
NGa kjo anë libri, është një”guidë pune”, një model që duhet ndjekur. Vlera e librit? Nuk kam se si nuk bëj pak analogji. Profesori ynë,I ndjeri BESIM QORRI, që na jepte letërsinë e huaj në ish-Normalen,kur na foli për”Si u kalit çeliku” të Nikollaj Ostrovskit, na tregonte, mes tjerash, si një hajdut kish rrëmbyer një valixhe duke kujtuar se diçka me vlerë do gjente. Për ironi të tij, brenda gjeti një libër. Qe ky”Si u kalit çeliku”. E hodhi njëherë dhe, mandej, u thye dhe tha:-Ky qe “fati”im. U vu, e lexoi dhe, kur njohu atë vullnet të  çeliktë të heroit, u vu dhe i shkroi autorit:- Të faleminderit, shok, se më shpëtove. Libri i ndryshoi jetën. Glorofikimi i punës në atë libër është në shkallë sipërore, siç është, ta zëmë,tek “Fausti” i Gëtes. Por jo më pak atmosferë pune gjen tek “kaseta” made in QANI ZAIMI.
*    *    *
Kisha shumë për të thënë për këtë “kasetë” dhe,tek i mbyll këto shënime modeste,dua të them se QANI ZAIMI i është përgjigjur me një po të madhe asaj pyetjes tani proverbiale të DOSTOJEVSKIT që pyet:-Por si mund të jesh njeri,kur nuk ke një histori për të treguar?” Jo vetëm një histori.por një”kasetë” plot. Sapo nxori “kasetën” e parë dhe, natyrshëm, por bën gati të dytën. Epo”Zaret u hodhën”,- bërtiti Cezari,kur kaloi Rubikonin. Dhe QANI ZAIMI unë,po se po, por plot miq e  dashamirës, presin “kaseta” të tjera.Pena të  të bëhet plug, tani që të”doli turpi”.
Trianë, 1 korrik 2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s