Poezi nga Vaso Papaj

Poezi nga Vaso Papaj

 

Ulliri

Pak të zgjatem në dritare,
Degë ulliri prek me dorë.
Sa dëshirë do të kisha sonte,
Me dy degë, të bëj kurorë!

Jo kurorë për puthadorët,
As te mbretër nuk e çoj.
E desha për paqësorët,
Shpirtin tim të ma qetësoj.

Rrënjëthelli është i plakur
Dhe në trung zgërbonja plot.
Çdo zgërbonjë, një gojë e hapur,
Shpellë që fsheh gëzim dhe lotë.

Thonë s’ka paqe nën ullinj.
Do ta pyes: Nuk ka vërtetë?
Se po grinden dy kushërinj,
Kjo s’është parë gjëkund në jetë.

Me lirinë dhe pasurinë,
Pleq, të rinj, dilni në shesh.
Keni humbur dashurinë,
Ulliri edhe qan dhe qesh.

 

Çorape leshi

E tori leshin nëna,
Shtëllunga ka zënë mali
E fillet zbresin detit
Si jele të bardha kali.

E thuri, sa shumë thuri
Çorape leshi nëna!
Në bohçe palët vuri
E djalin shih në ëndërra.

E priti vite nëna,
Te porta s’erdh i ngrati.
I mbenë atje te bohçja,
Kur s’ngrihej më nga shtrati.

Shtëllunga ka zënë mali
Të bardha si dëborë.
Më kot çorape leshi.
Askush s’i zë me dorë.

 

Retë

Hapu qiell, dërgona ret,
Le të vijnë dhe me vërtik!
Sjellin derte mërgimtari.
Nuk i sheh?… Pikojnë çatitë.

Eh , moj nënë, për ku ormisur,
Nuk sheh retë, nuk sheh stuhinë?
Më tha ëndrra: Djemt janë nisur.
Ç’ ke kështu?…Pa prite shinë.

Nuk është shi, por lot do jenë,
Do hap gjinë e t’i mbaj brënda.
Kur të vijnë çati të ngrenë,
Do t’i kenë aromë nga nëna.

 

Gurët

Ikën djem, u kthyen pleq,
I kish lodhur udhë e gjatë
Sapo mbërritën te përroi,
U bën gurë e mbenë në paqë.

Vite shkuan, atje mbenë
Udhëtarë, a i shikoni?
Tok me ta pini kafenë
E me lule i mbuloni.

Duan fikun dhe ullinë,
Të mos mbeten në vetmi.
Dhe dikë t’u ndez qirinë,
Të dëgjojnë një potpuri.

Papo ujë që zbret nga përroi,
I përkëdhel, i mban të bardhë.
Sa herë urën e kaloj,
Them me vete: Ja, kanë ardhë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s