Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Malli i arratisur

Paqja u rehatua mbi heshtjen time
Kur shikimi i retinës të pa në fytyrë
Malli u çua prej tavoline
E dashuritë tona morën një ngjyrë.

Bëra të çohem por, s’e di
Fryma pa dashur për pak, m’u ndal
Dua t’i mbjell kësaj toke tani
Pak dashuri që çelë nga një fjal´.

 

Puthja

Sot le të puthen në buzë të tjerët …
Ata që presin festën e puthjes vetëm një ditë
Ne të dy
Puthemi me sy, me mendje e zemër përditë.

 

***

Jam deti yt
Ti shtiza e dritës së Diellit zhytur
Si mund të të nxjerr nga thellësitë e shpirtit?

 

***

Janë cicërimat e zogjve
që më kujtojnë çdo mbrëmje kthimin tek ti!
Ndryshe do të t’kisha harruar!

 

***

Ishte Hëna ajo që sonte më ndriçoi rrugën
Kur humba drejtimin në hapësirat e fluturimit tim të lirë .
Ishte hëna ajo që më përshëndeti
Mirëmbrëma Zamira, Natën e mirë!
Ishte e zbehtë si lehon
Me dritë neoni, e dlirë
Vrapova drejt saj për ta kapur për dore
E për ti thënë ” je mikja ime më e mirë”
Ajo shkiste qiellit duke derdhur para meje dritë
Natën në errësirë.
Busulla ime në të pafundmen humbëtirë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s