DHIMITRIS KANELLOPULLOS ( Greqi) – Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018 / Solli në shqip Vangjel Zafirati

DHIMITRIS KANELLOPULLOS ( Greqi)

Poet, prozator dhe botues grek. Lindi në vitin 1954 dhe banon në qytetin e Athinës. Studjoi për Histori- Arkeologji në Universitetin e Athinës dhe për Histori –Filozofi në Rumani.
Është botues i Revistës Letrare “Oropedio”
Ka botuar vëllimet poetike: “Mjegull e gurtë”, “Shkretëtira Skitike”, “Shtrat Fare, i Mirë”, “Bariera e Kujtesës”, “Heshtje Telefoni” dhe së fundi vëllimin me tregime “Vdekja e Astritit e histori të tjera”
Është bashkëpunëtor në përgatitjen e promovimin e antologjive të ndryshme nga letërsia Rumune. Ka përkthyer autorë Rumunë në gjuhën greke etj.

Brengë
babait tim

Në xhepin e brëndshëm ke talisman.
Lëvore pishe dhe sqinde
nga Gushti i kaluar. Asfalti
këmbët t’i djeg
e vazhdimisht kërkon të ikësh.

Por sonte nuk ka tren
për në Kavasilla.

 

Madonna del Granduca

Më ndjek vështrimi yt i pafajshëm.
Vjen në kujtesë si Prilli
e më çon në atë rrugë pa krye.
Ku të fshihem?
Vështrimi yt më djeg
mes heshtjes së natës.
Pastaj, gjithçka e mbulon

 

Koha e ashpër

Dhe është e rëndë dora e nostalgjisë
nuk e duron zemra ime.
Zëri yt, profeci që këmbëngul
të më kthejë përsëri në të njejtën rrugë.

Dhe të shikoj,
Dhe të dua
mesditëve në Thisio
me flokët e tu të pakrehur
e sytë plot zjarrmi.
Të shikoj e të dua
tek shkrihesh mes rrugëve të panjohura.

E zeza e saj të më mbulojë
Hristo Rumelotakisit

Për vite tashmë, nata më përqafon.
Nuk sjell rezistencë
mbase se më pëlqen të fshihem në errësirën e saj
të mendohem për ata që humbën duart e tyre
duke mbajtur të tjerët
ku të zhytur në një delirë mrekullie
mërmërisin fjalë të vjetra
thua se mbetën jashtë kohës.
Orët përcjellin helm poshtë
i copëtuar trupi i kohës
për hir të tij qen të egër grinden.
Mua s’më bie fjalë
lë natën, të zezën e saj të më mbulojë
nuk kam gishtërinj që të prek
imazhet që hyjnë nga të çarat
e më vështrojnë
sikur kërkojnë shfajësim në rrenat e mia.

Në fjalët që depërtojnë në errësirën time
nuk sjell rezistencë.
Lë të zezën e saj të më mbulojë.

Solli në shqip Vangjel Zafirati

 

Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s