Kalendari poetik: Ezra Pound (1885-1972) / Përgatiti materialin Maks Rakipaj

Ezra Pound

Kalendari poetik: Ezra Pound (1885-1972)

Poet, eseist dhe përkthyes amerikan, u lind më 30 tetor 1885; një nga poetët më të shquar të shek XX, qe propozuar madje edhe për çmimin Nobel, por u refuzua (për një votë) për shkak të bindjeve të tij të shprehura politike pro fashizmit dhe kundër sistemit bankar botëror, në të cilin “politikanët janë kamerierët e bankierëve”; gjithashtu dhe pati lëvduar politikën ekonomike të Adolf Hitlerit dhe Benito Mussolinit (që e kritikoi fort më pas); për kurreshtjen e atyre që s’e njohin: qe hebre nga prejardhja. U tha se Lufta e Dytë Botërore qe për shpëtimin e çifutëve (u vranë shumë, pak shpëtuan, por Ezra Pound shpëtoi shumë syresh dhe kur erdhi në Itali më 1958, çifutët italianë e pritën me nderime). Në vitin 1945 u arrestua nga partizanët italianë, të cilët e dorëzuan te ushtria amerikane. I gjykuar si i çmendur nga gjykata amerikane, u dënua dhe u mbajt 13 vite në çmendinë në USA; sapo u lirua erdhi në Itali, ku edhe vdiq më 1 Nëntor 1972. Sivjet nuk po sjell shqipërimin e ndonjë poezie, por disa thënje të tij:

***

“Nëse dikush s’ka ndërmend të rrezikohet për idetë e veta, ndoshta nuk vlejnë idetë, ose ai.”
“Halli i vërtetë i luftës moderne është se askush s’ka mundësi të vrasë ata që duhen vrarë.”
“Mendimi ndan, ndjenja bashkon.”
“Pacifistët që kundërshtojnë hetimin e shkaqeve ekonomike të luftës, ushqehen në një grazhd me shitësit e armëve.”
“Qeverisja është arti për të krijuar probleme, zgjidhja e të cilëve, mban në ankth popullsinë.”
“Ndryshimet e mëdha janë më të thjeshtët.”
“Politikanët janë kamarierët e bankierëve.
“Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët.”
“Një kritik i keq kritikon poetin, jo poezinë.”
“Ja këshilla ime për të rijtë: Jini kurreshtarë.”

 

Përgatiti: Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s