Kalendari poetik: Sophia de Mello Breyner Andresen (1919-2004) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Sophia de Mello Breyner Andresen

Kalendari poetik: Sophia de Mello Breyner Andresen (1919-2004)

Sot, më 6 nëntor është data e lindjes së poetes portugeze, e nderuar me çmime të shumtë për poezitë e saj. Prej vitit 1947 deri më 1999 botoi pesëmbëdhjetë përmbledhje poetike. Babai i saj qe danez, me mbiemrin Breyner, familja e saj qe me prejadhje aristokratike; përkrahu Monarkinë kundër diktaturës fashiste të Salazarit, por u shkëput shpejt nga politika dhe iu kthye poezisë dhe përkthimit të Dantes e Shekspirit. Ja një shqipërim i ri që kam prej saj:

DETI I SYVE TË MI

Janë ca femra që detin kanë ndër sytë
Jo për ngjyrën
Por prej hapsirës së shpirtit
Dhe poezi mbajnë mes gishtash e buzëqeshjesh

Mbeten atje përtej Kohës
Sikur zbatica me vete t’i merrte
Prej plazhit ku të lumtura ishin
Janë ca femra që detin kanë ndër sytë

Prej madhësisë, pafundsisë së shpirtit
Prej mënyrave të pafundme si përqafojnë gjërat dhe burrat…
Ca femra, si batica netëve të qeta janë…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s