Kalendari Poetik: Carlos Drummond de Andrade (1902-1987) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Carlos Drummond De ANDRADE

Kalendari Poetik: Carlos Drummond de Andrade (1902-1987)

U lind më 31 tetor 1902 C. D. de Andrade, poet dhe shkrimtar i njohur brazilian, një nga më të shquarit e kohës së tij. Mbaroi studimet në universitet për farmaci, por ndoqi karrierën e mësuesisë dhe gazetarisë, disa vite qe dhe funksionar në Ministrinë e Arsimit. Njihet ndihmesa e tij në modernizimin e poezisë braziliane. Ja një poezi prej tij:

IKJE

Ikje nga e përditshmja,
më larg madjé, ikje edhe nga përfytyrimi,
larg, larg nga gjithçka, ikje nga vehtja,
ikje nga ikja, mërgim
pa ujë, pa fjalë, humbje
e vullnetshme e dashurisë, e kujtesës,
jehona
që s’i përgjigjet më thirrjes dhe thirrja vetë humbet,
e madhe bëhet dora, më pas e coptuar
zhduket, s’lëviz dot më
dhe s’ka përse lëviz,
e kotë është dhe kënga, zbërdhylen
ngjyrat, asnjë krah s’lëviz, as thonjtë nuk rriten.
Megjithatë, s’është vdekje.

Por është jetë: përftuar në trajtën e saj më të paepur,
pa zbukurime a shoqërime melodish,
jeta që ëndërrojmë si paqe kur jemi të lodhur
(jo vdekje),
thjesht jetë, thelbi i saj; një fillim; një gjumë;
më pak tokë; pa ngrohtësi; pa shkencë, pa ironi;
ajo çka dëshirojmë – më pak mizori: jetë
ku dhe ajri që nuk thith të më mbështjellë;
pa përdorim teshash; s’kanë ç’duhen;
njësh të jenë mëngjez e mbrëmje, pa dhëmbje,
koha të mos ndahet më në copa, koha
të zhduket, të zotërohet.
Jo çka është e vdekur, e përjetshme, hyjnore,
vetëm çka është gjallë, e vogël, e heshtur, mospërfillëse
dhe e vetmuar jeton.
Kaq, këtë kërkoj.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s