Kalendari poetik: Ella Wheeler Wilcox (1850-1919) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ella Wheeler WILCOX

Kalendari poetik: Ella Wheeler Wilcox (1850-1919)

Shkrimtarja dhe poetja amerikane Ella Wheeler, (Wilcox mbiemri pas martese), u lind më 5 nëntor 1850, në një familje fermerësh në Wisconsin, prindët e saj, dashamirës të kulturës, i nxitnin fëmijët të lexonin qysh në fëmini. Poemën e saj të parë e botoi në vitin 1883. Sjell sot një fragment nga poema e saj më e famshme:

VETMIA

Qeshu, dhe bota me ty gëzon;
Qaj, dhe askush me ty s’vajton.
Bota plakë, mezi jep hua gazin,
Ashtu si s’ta kursen njëherë marazin.
Këndo, dhe kodra përgjigjen ta jep,
Psherëti, gjithçka në ajër humbet.
Jehona hapet kur dëgjon gëzim
Ashtu si tkurret kur dëgjon trishtim.

Gazmohu, të gjithë të kërkojnë;
Mvrenjtu, të gjithë ngrihen e shkojnë.
Me gazin tënd, të gjithë gëzojnë
Për vrerin tënd, s’ka njeri nevojë.
Ji plot shend, të gjithë miq do t’i kesh,
Var turijtë, të gjithë i humbet.
S’thotë kush jo për një kupë verë,
I vetëm do ta pish, po të jetë vrer.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s