Poezi nga Zhaneta Barxhaj, Tiranë, Albania / Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018

Poezi nga Zhaneta Barxhaj, Tiranë, Albania
 
Zhaneta Barxhaj vjen nga qyteti i Tepelenës. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën “ Gjuhë- Letërsi shqipe” dhe më pas kreu studimet për Financë- Kontabilitet. Poezia dhe shkrimi kanë qenë shoqëruese që në vitet e hershme. Poezitë e shkruara që nga adoleshenca janë përzgjedhur në vëllimin poetik “ Valltari pa këmbë”, botuar në Tiranë, 2016. Në dorëshkrime ka materiale në poezi dhe në prozë, të cilat presin të botohen.
 
 
 
***
 
Dy njolla të bardha
Vrapojnë në qiellin e zi.
Ndjekin njëra- tjetrën
Si dallgët në kreshpërim dimri…
Natë…
Njerzit duan të zbardhin qiellin.
Me kamzhik të bardhë
Gjuajnë yjet.
Pikojnë mbi gjoksin tim,
Si qumësht lehonie
Lotët e yjeve
Dhe më dhurojnë gjerdanin e kësaj nate…
 
 
 
***
 
Unë jam Eva.
Gurgullima e fije të dëshirës
Zhbëjnë kristalin e grymtë në mua.
Më ndot ndjenjën mosndjenja.
Acari e skorratina
mbërthyer në shtresa të ngjeshura shpirti
më marrin frymën.
Morsë që më çan zemrën
e strukur në lëvozhgë lajthie
është dashuria…
Përdëllim i qashtër
që më zbraz fjalën.
 
– Pse nuk shkruan për dashurinë?
– Më tha një mik.
Qesha…
Oh! Unë mund t’i këndojë dashurisë.
Të të gënjejë me miklime ëndrrash,
të të zhys në imagjinatë fatale.
Por,
a mund të blasfemojë syhapur vetveten!?
A mund t’i këndojë asaj që ka vdekur?!
 
Si, nuk më beson?
Të dukem ende e marrë?
Atëherë mbylli sytë,
rrëshqit në kujtesën e zhultë,
Tani më thuaj,
duke më parë drejt në sy.
A e ke një dashuri?
Mos çuditërisht gjete dy?!
E shoh,
përpiqesh të gërmosh
mes aventurave lojcake.
Përjeton sërish orgazmat boshe,
po akoma s’e gjen..
 
Të kuptohemi njëherë,
a po flasim për të njëjtën gjë?
Nuk po pyes sa dashnorë ke,
as sa puthje e gjinj ke parë,
as sa femra ke dëshiruar,
Po të pyes për dashurinë,
për vetveten pasqyruar tek tjetri,
kur pasioni gënjeshtar ka mbaruar.
Ndaj, unë hesht…
Nuk dua ta përlyej ndjenjën
me lajkat zvarritëse që ndukin mëkatin.
Jo mik, jo…
Nuk jemi të denjë të shkruajmë për dashurinë.
Unë ende jam Eva.
Dhe ti…
Thjesht Adami!
 
 
 
***
 
Kishës së braktisur,
i ka ngelur vetëm këmbana
e shkuar në shkop
si plaçkë lufte…
Shkallaret që çojne atje,
kanë ngelur në ajër.
I përdor veç tymi i puros
dhe krahët e zogjve.
Muret dhe harqet
janë ngrënë nga lagështija e ikjes.
Nga tavani varen merimangat
si fije kashte dalëboje…
Mes mureve të rëna,
nën syrin e këmbanës,
turrma e çmendur pi.
Pi dhe kërcen për përshpirtje.
 
 
Poetë të Takimit Poetik, “Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë – Albania 2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s