Kalendari poetik: Anne Sexton (1928-1974) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Anne SEXTON

Kalendari poetik: Anne Sexton (1928-1974)

Është data e lindjes sot për Anne Sexton, shkrimtare dhe poete e njohur amerikane që pati fituar dhjetra çmime në USA për poezitë e saj; vuante nga shqetësime të rënda nervore (disturbo bipolare); i dha fund jetës me vetvrasje në vitin 1974. Ja një poezi prej saj:

SHKRUAR MË 4 DHJETOR

Mban mend, kur u njohëm ne të dy?
Në Londër, në rrugën Carnaby?
Mos qe në breg të Senës, në Paris?
Atje ndodhi “ajo” e dalldisë?

Jo. Në sheshin Harvard kemi qënë
Tek një kioskë duke qarë në këmbë
Atë ditë më ke mrekulluar,
Qe dita kur Jack Kennedy-n qëlluan.

Sa i bukur qe JFK.
Shumë i pashëm qe JFK.
Por pas një ore qe i vdekur.
Ja derdhën trutë nga ajo kokë e mençur.
Atë ditë pimë whisky dhe qamë
Bota kujton vetëm ditën kur e vranë.

Shkruam poezi, që s’i hidhnim dot në kartë
Qh, sa qamë të dy, qamë gjithë atë natë
Në dashuri ramë, ashtu të ngashëryer,
Kur vdekja atë njeri të madh e pat rrëmbyer.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s