PUTHJA DHE VDEKJA ( pjesa e II- vazhdon) / Tregim nga Enertin Dheskali

PUTHJA DHE VDEKJA

 

Tregim nga Enertin Dheskali

(pjesa e dytë)

Kur ai hapi sytë, ora kishte kalur dhjetë. U zgjuan në të njëjtin pozicion siç i kishte zënë gjumi. Një afsh i ngrohtë rrotullohej në shtrat, ndërsa trupat e të dyve ishin mbuluar nga një djersë e lehtë dhe e ëmbel eksituese. Klejdi hapi sytë i pari. Iu kujtua çdo çast i mbrëmjes së djeshme. Krejt instinktivisht lëvizi duart nëpër trupin e ngrohtë të Vilianës. Përkëdheli me lëvizje të ëmbla gjoksin e fortë si të një tetëmbëdhjetëvjeçareje, barkun dhe zbriti më poshtë, në faqet e brendshme të kofshëve. Teksa po i kafshonte butësisht shpatullën e majtë, deri pranë mesit të kurrizit, ajo u zgjua. Ktheu ngadalë kokën dhe kërkoi buzët e tij. Për pak çaste u puthën symbyllurazi, ndërkohë që të dy trupat e ngjitur kërkonin me epsh njëri – tjetrin. Mjaftoi një përkulje e lehtë e trupit të saj dhe ai ishte brenda saj. Bënë dashuri me një ritëm thuajse identik me rrahjet e zemrave të të dyve. Ëmbëlsisht dhe njëtrajtësisht. Nuk u ndanë nga trupi i njeri-tjetrit as pasi lëngu i ngrohtë shpërtheu brenda trupit të saj. Ndenjën ashtu të ngjitur, symbyllur edhe për disa minuta te tjera e pastaj u çuan. Viljanës vetëm.atëherë iu kujtuan si nëpër tym ato që kishin ngjarë një natë më parë. -Shpirt, çfarë ndodhi mbrëmë? U deha, po pastaj…? Klejdi qeshi me gjithë shpirt dhe e puthi lehtë në buzë teksa ajo rrinte e menduar, ulur në cepin e shtratit dopio. Ajo ngriti kokën, e përqafoi fort dhe i thithi buzën e poshtme. -Të adhuroj Kle! Atij i shkëlqenin sytë. -Ti i lave të vjellat e mia? S’të erdhi vështirë? -pyeti ajo me gjysëm zëri. Ai qeshi sërish. -E pse duhej të me vinte veshtirë Vil, -ia ktheu duke i kapur duart me duart e tij të forta. -Sigurisht unë i lava. Të lava dhe ty si një bebush të vogël, -iu përgjigj ai duke e parë ëmbëlsisht në sy. Ajo hapi sytë e habitur. -Po në shtrat si më çove? Klejdi hapi krahët para sikur të ishte duke mbajtur një fëmijë dhe ja ktheu: -Ja kështu, përpara duarve. Viljana e shtrëngoi fort pas trupit të saj. Ai ndjeu që ajo po qante. -Iu luta zotit të më sillte një mashkull që të më donte dhe ai ma solli, -ngashëreu ajo. Ai i puthi sytë e lagur nga lotët. -Mbrëmë doja të pija e të dehesha, -vazhdoi ajo. -E di, ja ktheu ai. E puthi… Muzika e telefonit të Klejdit u ndje fort në dhomën e heshtur, shoqëruar nga dridhjet e lehta. Ai u zgjua nga kujtimet. Lotët kishin mbuluar thuajse çdo pjesë të fytyrës së tij. Ca kishin filluar të përthaheshin e ca ishin ende të ngrohtë. Vetëm atëherë ndjeu sytë t’i digjnin. U ndje keq. Për herë të parë që nga mbrëmja e një nate më parë, e hapi telefonin. Në ekran pa sytë e gjelbër të Vilianës dhe ndjeu një drithërimë të gjatë në shpirt. Ndjeu se e donte çmendurisht. Ndjeu dhimbjen e mallit që i çukiste përbrenda me çdo rrahje zemre. Sa shumë e donte. -Si je shpirt? -e pyeti ajo me një ankth që i lexohej lehtësisht në fytyrë. Klejdi mbylli sytë dhe u përpoq të buzëqeshte. -Pse s’ma ke hapur tel? Të kam telefonuar pa fund gjithë ditën, -vazhdoi ajo duke e vështruar me sy të vrenjtur dhe melankolike. Klejdi psherëtiu. -Na ndanë Vil, -mezi belbëzoi dhe dy lotë të tjerë u rrokullisën poshtë gropave të syve e më tej nëpër faqe. Ajo tentoi të thoshte diçka, por ai e mbylli telefonin. Viljana i ra edhe disa herë të tjera por ai se hapi më. Kur zilja më në fund heshti, ai fshiu sytë me kurrizin e dorës së djathtë dhe shkroi shpejt e shpejt një sms. Teksa e nisi, e mbuluan sërish ngashërimat. Kur mesazhi kish vajtur, ai e lexoi sërish. “Na e prishën lidhjen Vil! Atë lidhje me kimi çmendurake na e futën në stuhi e në mjergull. Dhe ty të verbuan sërish, duke të futur në vallen e influencave… Ah, zemra ime! Te kam larg dhe nuk mundem dot të të jap atë që dua që ketu. Me fal! Një dite do ta kuptosh të gjithë këtë vorbull, por çfarë vlere do të ketë atëherë. Te puth Vil!” Ai mesazh e futi në një melankoli vrasëse. Nisi të hapë me radhë fotot që kishin bërë së bashku. Qindra foto, secila me nga një histori të veçantë. I erdhën ndër mend njeri pas tjetrit të gjitha çastet që kishin kaluar së bashku. E ashtu, duke parë kujtimet me vajzën që dashuronte, tretur mes kujtimeve, e mori gjumi.

– vazhdon

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s