Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga Rovena Shuteriqi

 

***

Do të rrëshqas edhe maleve të thepisur.
Do të marrë rrëpirat, si një e hardallosur.
Si rrëkeja, që rrugës shtohet,bëhet ujëvarë,
në shtratin tënd të bie e ngadalë, të gjej rehat.
Do më mbash përqafuar, si anijet, limani.
Në shtrëngata, brigjet, do i forcosh si betonin.
Të ndihem e sigurtë nga sulme “trojane”,
në shtratin tënd përkundur, ndihem zanë mali.

 

***

Sa magjishëm, kur nesër të hap sytë!
Mbi trupin tim, e di,
vështrimi yt, do shëtisë.
Do ëmbëlsohem si çokollatë e do të shkrij ndër buzë,
kur mbi mua të përkulesh, e të më puthësh butësisht!
S’do zgjohem ashtu, si herët e tjera!
Do hiqem e përgjumur, sikur jam në ëndërr.
Do belbëzoj si e dehur pas gotash rrëkëllyer!
E mes rrokëzimesh,të të them:
-Të dua, si askënd tjetër!

 

***

Netëve, më vjen vonë,
si hajdut prej fantazie,
dhomën, me trëndafila m’kuqon, trupin mallshëm, m’përqafon.
Më këndon këngën tonë,
atë, që më shumë na bashkoi.
Më thua ëmbël, fëshfëritur:
-Natën, le ta përjetojmë!
E më prek me duar e fjalë,
trupin dhe shpirtin, që digjen zjarr.
Më adhuron e përbetohesh,
se s’do ketë, si dashuria jonë!

 

***

S’di në më mban “mëri”!
S’di në ndihesh i “fyer”!
S’di ç’zjen shpirtit tënd!
Apo thjeshtë, xhelozi e “fjetur”!?
Di, që të respektoj!
Di, që pa ty, s’më kalon dita!
Di, që kur flas me ty,
dita, merr të tjera ngjyra!
A thua do më presësh,
kur tek ty të vij,
kafenë të shijojmë,
siç e dëshirojmë, veç ne të dy?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s