Fjalë të urta nga Iliaz BOBAJ

 


Fjalë të urta nga Iliaz  BOBAJ

1. Mëngjesi i ngjan një mendimi të pastër.

2. Bukuria është e pafajshme. Duke luajtur me të, femrat luajnë me pafajësinë e tyre, duke e detyruar atë të fajtojë.

3. Fuqinë e vërtetë të fjalës e ndjen njeriu i verbër.

4, Nëqoftëse jemi edhe burra, edhe miq, kur humbet miqësia, të paktën të mos humbasë burrëria.

5.Mendimi i kotë e ka shtëpinë pa themele.

6.Kur bëjnë bilancin e jetës së tyre, njerëzit e thjeshtë priren drejt madhështisë, njerëzit e mëdhenj drejt thjeshtësisë.

7.Lumturia e kalon kohën në kopshtin e kotësisë.

8.Disa njerëz, edhe kur e shohin se dashuria e tyre nuk ka asnjë të ardhme, vazhdojnë t’ia thithin asaj edhe pikën e fundit të mjaltit, për ta dorëzuar sa më të varfër.

9.Ai njeri që e ka xhepin plot, mund ta jetojë jetën më mirë, ai që ka mend mund ta jetojë atë më dobishëm, ai që ka shpirt të pasur, mund ta jetojë në mënyrë më të kulturuar.

10.Femra është një kështjellë, e cila kërkon gjithë artin burrëror për ta pushtuar.

11.Politikanët i shohin njerëzit si një brumë, për të gatuar ”bukën” që ata dëshirojnë.

12. Ai që nuk është i zoti të mbledhë perlat, e fal të gjithë oqeanin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s