Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

***

Yjet ranë përmbi Tiranë.
I preka butë dhe i shkunda fortë.
Një pirg pluhuri lëshuan
e me mbuluan të tërën.

Si në dërrasë të zezë,
mbi të, me gishta të mbledhur,
shkruajta emrin tim.
Teproi dhe një copë vend
dhe shkruajta emrin tënd Jetë!

Ah! Sa herë më ke dhënë yje dhe pluhur…
Po unë as nuk qava, as u mërzita,
por një nga një yjet sërish i ngjita…

 

***

Dromcat e shpirtit të tij,
shkëputen nga toka e më arrijnë.
Më kapin prej flokësh
e duan të më heqin xarrë.

M’u në fyt më fusin thonjtë
e më mekin frymën.
Uh! Nxirë e sterosur,
marr ngjyrën e duhmës së hukatjeve të tij,
mbi qelqin e syve të fikur…

Ah! Jam ulur mbi një kokë.
Rastësisht, padijeni, por pikërisht
në vertikalen time,
dergjet thellë koka e prerë…

Të dy jemi bërë si skaje drejtëze.
Tërheqim e tendosim
me dhunë njëri- tjetrin.
Ah! Më shemb kjo dijësi,
por s’kam ç’bëj,
do vazhdoj të ulem mbi kokën e tij.

Do kacafytemi gjatë mik,
ndaj, pak mëshirë..
Nuk është faji im,
që ti le kokën nën mua
e unë ulem mbi…

Ndaj, ma liro pak fytin.
Mblidhi dromcat e tua,
ngecur fijeve të mia
dhe më ler të frymojë.
Pak ajër mik… të lutem pak ajër!
Duhet të jetojë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s