PO TË TELEFONOJË STALINI NATËN, PASTËRNAK MOHON MIKUN – Mattia Feltri / Përktheu nga italishtja Liliana Shkodrani

PO TË TELEFONOJE STALINI NATËN, PASTËRNAK MOHON MIKUN
 
 
Jeta si nje romancë (jo gjithmonë heroike) e autorit të“Doktor Zhivago” deri te poetët që nuk guxojë t’i shpëtonte, drama e Ollgës që për dashurinë përfundon në internim.
 
Në Moskën e Stalinit një pianist i madh po interpreton Chopin. Bllokohet, shpërthen në lot, përplas kapakun e tastierëse e lë skenën mes habisë dhe përshtypjes së spektatorëve.Pianisti quhet Genrikh Neigaus. E shoqja, Zinajda, sapo e ka lënë për të shkuar me shokun e tij më të ngushtë, poetin e madh Boris Pasternak.
Duket si një dramë klasike e një komedie të Hllywood, po në fakt është sipërfaqja e një thellësie. Pasternak për ta patur të tijën Zinajdën, gëlltiti një tub medicinali.Ajo e shpëton e përgjërohet.Poeti lë gruan e parë me të birin e shkojnë të jetojnë bashkë.
Derisa nuk ka takuar vajzën e re Ollgën, të cilës i lë takim nën statujën e Puskin, i flet gjatë, siguron dakortësinë e saj për ta shoqëruar deri në shtëpi:Ollga, harrova të të them më të rëndësishmen, Të dua.
C’do gjë e bukur është e kushtueshme. Dashuria e Pasternakut do i kushtonte fatin më të pamenduar.
Pasternak është i paprekshëm-LERENI KETE BANOR TE REVE, u thoshte për të Stalini torturuesve pa skrupull me thonjë të mprehta si grabitqarët.
Pasternak di të rrëmbejë me fjalë që i tingëllojnë si muzik, ka edhe frikë, kontrollon se mos ndonjë rrokje
stonon me ato që pret rregjimi.Rreth tij ecnin njerëz të vdekur, poet që i trëmbeshin tiranisë, po dhe që e përballnin.Martina Cvetaeva i shkruante letra rrënqethëse-Sa do ishim të lumtur bashkë ne të dy, do këndonim
si në këtë botë e në tjetrën më pas.
Pasternak abandonon lirikën:_Sa të dua! Janë larg me kilometra të tërë, e nga histori që janë të zhytyr deri në grykë, nga fatkeqësitë e kohës, po edhe nga
Marina, e zhytur gjithnjë e më shumë në mjerim, pa punë, pa para, pa një dorë të shtrirë drejt saj” Jam vetëm, jam një shkretëtirë humane”,gjen një gozhdë për të varur.
Anna Achmatova për policin kulturore nuk është një poete, është gjysmë murgeshë e gjysmë e përdalë.I shoqi , poeti Nikolaj Gumilev, pas arrestimit ish pushkatuar për mos respektim të kospiracionit e Anna do të mësonte përmëndësh poezitë e tij për të mos lënë gjurmë po që të kishin një të ardhme.Do arrestohej dhe burri i dytë, madje dhe Lev, i biri i saj;ekzistenca i është reduktuar brënda një kulle terrori e e pa mposhtur, reziston, duke kultivuar kështu admirimin dhe miqësinë e sinqertë me Pastërnak, mjeshtrin që nuk ka kurrë problerme,E pastaj Osip Mandel’Stam, ndoshta më i madhi, shpinë drejti, që mbledh miqtë e reciton një fragment krijimi në të cilin Stalini është malësori i Cremlinit, ka gishta të trashë si larvat, mustaqet si akrep, një kanibal për të cilin ç’do vrasje është një banket. Nuk mund të rezistonte më shumë kjo përplasje e drejtëpërdrejtë.E arrestojnë,e dënojnë me punët nga më të rënda në internim, vdes gjatë një trasferimi .
Stalini thërret Pasternak në zëmër të natës, e e pyet për Mandel’Stam, Pasternakut i ngec fjala, kërkon t’i shmanget bizedës, Stalini provon ta vë në siklet duke i dhënë të kuptojë që nuk po bën figurë të mirë_nuk dite të ndihmosh mikun tënd, unë për një mik do ndahesha në katërsh.
Sapo doli në Itali libri me titull:”Të ndjerit në faj të doktor Zivago”, shkruar nga Pierluigi Batista , nga shtëpia botuese La nave del Teseo, shtëpia botuese që publikoj kohë më pare “ La bambola “ të Ismail Kadare.
Ky nuk është një libër , është një mrekulli sa e trishtueshme aq dhe entuziast balet fantazmash, që ka karakterizuar diktaturën më të egër të nëntëqindës.
Kjo sepse, përgjigjia jepet në titull-Të ndjerët në faj të autorit të doktor Zivago.Autori na drejton drejt të vetmes gjë të rëndësishme të jetës tonë:nuk mund të jemi më të mir se të tjerët, mund vetëm të kërkojmë të jemi më të mir se vetvetja.
Po le të kthehemi te Olga që dashurohet me Pasternak nën statujën e Puskin, e që një nat e marrin , për ta dërguar në Lubjanka,e dënojnë me punë të rënda në internim. C’do brishtësi, ç’do shpërqëndrim i poetit varet nga ai shpirt i errët i kësaj gruaje. Dhe Olga i kthehet në fantazmë që i vallëzon përqark Pastërnakut.Nuk diti ta mbrojë, sikurse nuk diti të mbrojë gruan e parë, të dytën,ka dhënë vetëm ca ndihma në para Mandel’Stam dhe Cvetaevës, harrojë Achmatovën, asistojë fundin e tyre, e të shumë të tjerëve që ju shkaktuan dhimbjet prej murit mbrojtës që ish krijuar ngado.Aty vë dorën në të vetmen vepër të tij në prozë, romanin e menduar që prej dhjetë vitesh -Doktor Zhivago. Olga është Lara, ai është Juri, tramat e tyre janë gisht drejtuar drejt të keqes sovietike, e që e nesërmja nuk do gjejë paqe, po Pasternak do të përshëndesi më në fund morinë e fantazmave duke i parë drejt në sy.
 
Shkruar nga Mattia Feltri
 
 
Përktheu nga italishtja Liliana Shkodrani
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s