Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Shtatë drynat e pritjes

Shtatë ditët e krijimit,
tri të tokës,
katër të qiellit. 
Të shtatë rrathët
e ferrit,
në shtatë lëkurët
e dhimbjes,
shtatë ditët e javës,
në shtatë
pentagramet e jetës,
shtatë shkallët e qiellit,
katër të dritës,
tri të territ,
mbyll në shtatë drynat
e pritjes.

 

Si një dallgë

Si një dallgë e mbetur në breg,
dhe një lumë që lind
dhe një det tjetër
dhe një rrugë,
mbi një urë të vjetër,
një vegim që zgjat,
dje, sot, nesër,
tri kohë që përjashtojnë:
njëra-tjetrën.

Vjeshtë e vonë
pret e vonuar,
pritjen e tret larg,
atje ku s’e sheh,
ndër vranësira,
e nëse afron
ndër vetëtima,
më s’e njeh.

Ndërrojnë stinët,
ndryshe sheh,
botën e kupton
me të bardhën e syve,
kur zbret ngadalë grija,
mbi detin që fle,
vranësirë e zemëruar,
sy vetëtimash, rrufe…

 

A thua!

A thua bien perdet,
siç bie nata,
strehëve të dritareve
shkrihen akuj!
Largohet mjegulla,
shkrifërohet koha,
por mbeten mbi xham
gishtat e dorës.

A thua,
kur të hyjë prilli
në prag vetëdije,
shikimi i mbërthen horizontet!
Vjen e panjohura
si stinë e largët,
retinë e trashë
i vishet syrit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s