Kalendari poetik: Cecília Meireles (7 nëntor 1901 – 9 nëntor 1964) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Cecilia MEIRELES

Kalendari poetik: Cecília Meireles (7 nëntor 1901 – 9 nëntor 1964)

Cecília Meireles de Carvalho Benevides, poete dhe gazetare braziliane, mbeti jetime qysh në moshën tre vjeçare; e rriti dhe edukoi gjyshja e saj; qe nëntë vjeç kur shkroi poezinë e parë; tetëmbëdhjetë kur botoi librin e parë me poezi. Është e bukur poezia e Meireles, tingëlluese dhe ka një ndjeshmëri të rrallë. E përkujtoj me ca ditë vonesë datën e lindjes dhe vdekjes së saj, sepse datat 7 dhe 9 nëntor qenë mbushur me ngjarje të rëndësishme…kam plot poezi prej saj, të gjitha të mrekullueshme, të ëndërrta, të vërteta. Ja njëra prej tyre:

DASHURI E PËRSOSUR

Me atë, me atë re,
po të dërgoj mendimet e mia;
me erën të merret Perëndia.

Ëndrrat u ëndërruan,
vuajtjet u pranuan,
dashuri e përsosur, ku je?

Kopshte të pafundmë pagjumësie,
nga një vështrim lamtumire
gjithë jetën çelën lule.

Ah, e vetme mbijetoj
pa zemër në krahëror,
dashuri e përsosur, ku je?

Larg, larg, përtej detit
ku sytë e mi të ndjekin
sytë e mi që djegin…

Larg je, larg, Zoti të ruajttë
në krah të djathtë të mbajttë,
nga krahu tjetër të mbroj vetë,
o dashuri e përsosur, dit’e netë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

One thought on “Kalendari poetik: Cecília Meireles (7 nëntor 1901 – 9 nëntor 1964) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s