Kalendari poetik: Robert Louis Stevenson (1850-1894) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Robert Louis Stevenson

Kalendari poetik: Robert Louis Stevenson (1850-1894)

Është data e lindjes, sot më 13 nëntor, për Robert Louis Balfour Stevenson, shkrimtar i shquar dramaturg dhe poet skocez; mes të tjerash autor i “Dr. Jekyll and Mr. Hyde”, “Ishulli i Thesarit”, “Shigjeta e Zezë” dhe shumë librave të tjerë edhe për fëmijë dhe të rij. Ja një poezi prej tij:

VENDI I ËNDRRAVE

Ha mëngjezin dhe gjithë ditën
Brenda në shtëpi rri, me miqtë:
Por nisem, sapo bëhet natë
Për te vend i ëndrrave, larg.

Dhe vetëm fare, fillikat,
S’më rrëfen kush, poshtë, a lart,
Vetëm ndër përrej të furishëm,
A shkrepa malesh të magjishëm.

Ç’më pret andej, asgjë nuk di,
Çfarë do të shoh, ç’do ha, ç’do pi,
Sa herë gjaku do t’më ngrijë,
Në atë vend, gjersa të gdhijë.

Dhe të mundohem sa të dua,
S’shkoj dot andej pasi jam zgjuar,
S’më vjen ndër mend asnjë nga këngët
Që më mrekullonin në ëndërr.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s