Kalendari poetik: *José Saramago (1922-2010)-  Nobel 1998 / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

*José SARAMAGO

Kalendari poetik: José Saramago (1922-2010)-  Nobel 1998

Sot, më 16 nëntor, ka datën e lindjes Zhoze Saramagu; qe shkrimtar, gazetar, dramaturg, poet, kritik letrar dhe përkthyes portugez, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1998. Si kundërshtar i diktatorit Salazar qe gjithmonë i çensuruar, ndaj dhe nga viti 1955 u mor vetëm me përkthime autorësh të ndryshëm si p.sh., Pär Lagerkvist, Maupassant, Tolstoi, Baudelaire, Hegel etj. Vetëm pas vitit 1966 rifilloi veprimtarinë e vet letrare. U sulmua ashpër nga Izraeli si antisemit, kur u shpreh me këto fjalë rreth konfliktit izraelito-palestinez: “Me që ata (izraelitët) jetojnë nën hijen e holokaustit dhe presin t’u falet gjithçka bëjnë për hatër të vuajtjeve të pësuara, më duket e tepërt. Siç duket, s’kanë mësuar asgjë nga vuajtjet e gjyshërve të tyre. Çka po ndodh në Palestinë, është krim që mund ta krahasojmë me tmerret e Aushvicit.”
Saramago këmbënguli në akuzat e tij, duke thënë se fjalët e tij nuk qenë kundër hebrejve në përgjithësi, por vetëm kundër politikave qeveritare të shtetit izraelit.
Por më mirë të kalojmë në poezinë e tij:

KËTU, NË ZEMËR NDOSHTA 

Këtu në zemër ndoshta, apo më saktë:
sikur me thikë na bëjnë plagë,
kur beftas, një “jo” na ther,
s’andejmi shpresa rrjedh
e ndjenja, etja, ëndrrat kullojnë.
Dëshirat, vullneti, nuk mjaftojnë,
me zhgënjim shkakun kërkon
që të gjesh një kuptim.
Dhe kuptim nuk gjen.
Kjo është çka dhëmb, këtu ndoshta, në zemër.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s