Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Bija ime

Shihi yjet se si përflakën
Si do të shuhen para këmbeve tua
Ashtu duke ndjerë melodinë e hënëplotës
Mblidhi copëzat e vendit tënd
Ëndërr gjymtuar nga shekulli i deformuar

Shkrirë në lot lumenjsh
Nëpër kohëra mos u dorëzo
Mbi kreshta stuhish nuhate qetësinë
Thaje lotin e ngecur në qerpik
Lundro bregut të ëndrrës tënde

Kur të rriten gjethet e mendimeve tua
Mos i krasit me draprin e huaj
Lejoj te thahen dhe ripërtërihen natyrshëm
Se erërat qajnë me të madhe
Kur ti braktisë malin e mendimeve tua

Lufto për atë që do edhe nëse bota përmbyset
Thuaje atë që e ndjenë
Edhe nëse magjia e fundit e fjalës vdes
Bija ime, rreze dielli ne agimet e mija
Me rroba idealesh vishe rrugëtimin tënd.

 

Kënga e zgjimit
(para protestës…pak vargje)

nga një dritare qorre
shoh diellin si shuhet
dhe lind brenda syve
e derë e fshehtë e dhembjes
si humb në gjeografinë e jetës

në degët e thara
të ëndrrës së krasitur keq
kokën nxjerr një syth i ri
e liqenit të fjetur
pranvera i lutet për zgjim

mbi kurora lisash
një zog shtegtar çerdhengritur
i këndon këngën e zgjimit
pjellës së dritës
tek thith gjinjtë e lirisë.

 

I njoh dhimbjet e mia

Duar kryqëzuar mbi gjoksin e venitur
netëve të gjata, të ftohta akull
hëna është shumë milje larg
e rrugë e imja nuk ndriçohet nga asnjë yll
që ndanë në gjysma jorganin e shqyer
të këtij qielli sterrë, si sytë e një ciganeje…
Duar kryqëzuar, e zhveshur mbi shtrat trishtimi,
një merimangë ma thumbon lakuriqësinë
dhe mbi lëkurën time hapen shumë varre
ku i kam groposur lavditë prej njeriu…
Eh! E njoh vuajtjen kur thumbon trupin
dhe trishtimin si lëvron damarëve të shpirtit…
Urinë si vibron zorrëve të uritura
dhe pse e ulur në sofrën plotë, e njoh mirë.
E njoh…
Qe besa… e di si është
të lëpish gishtat e tjetrit si qeni m..!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s