Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

PENËN NGJEVA NË PIKAT E SHIUT

Kaq shumë më mrekulluan
Pikat e shiut
që binin prej degëzave e gjetheve të tua
Në dritaren e hapur
Të dashurisë sime, sa penën ngjeva
Në to e nisa të shkruaja.

Çuditërish vetja më dukej
Si njëra prej pikave
të tua dhe zgjatesha
E rrëshkisja nga gjethja në gjethe,

Nga syri tek faqet,nga trupi tek shpirti,
Duke ndjerë dhimbje e dashuri
Për secilën gjethe të degës tënde.

 

GJETHE VJESHTE

Kemi filluar t’u ngjajmë
gjetheve të vjeshtës,
shkëputemi e biem
nji e nga nji,
dhe nga më e vogla
erë trishtimi,
me ëndrra të shkurtra,
si gjethet,
tamam si dimër,
mundur prej thëllimi.
Shkojmë drejt tokës
pa e mbajtur dot
peshën e trupit tonë,
sikur kemi mbi shpinë,
gjithë rëndesën
e planetit
të dhimbjes,
e forca e gravitetit,
si vrimë e zezë
na përpinë,
pa as dhe një kambanë,
që të lajmëron.
Para gjethes babë,
nënë,
shkon gjethja,
e bija, i biri,
si me ngjyrë
të gjelbër
dhe në ngjyrë floriri.

 

KAMBANAT E JETËS BIEN

…E unë eci duke pëshpëritur
Fjalë shpirti, fjalë dashurie, fjalë jete.
Tingujt treten
Larg si rrathë të padukshëm
E bëhen dritë
Që ndez qirinjtë e yjeve e të mendimeve,
E unë eci midis njerëzve e vetmisë
Në një rrugë plot aromë pranvere
Me shandane yjesh mbi kokë,
Dhe një hapësire
Që i ngjan një kishe të pafund.
Kambanat bien e bien
Duke zgjuar tinguj drite e jete,
Se kambanat s’bien vetëm për ikjen
E valëzave të ajrit, kufomave të meteorëve,
Kambanat bien dhe për të zgjuar
Memorien e zemrës simë
Për të gjallët e mi, sado larg të jenë,
Për të zgjuar shqetësimin dhe dashurinë time.
Kambanat i ngjajnë zemrës sime,
Gjëmimit të shpirtit tim të lirë.
Bini, kambana të jetës, bini! Vdekjen e urrej.
Grimcëzat e tingujve tuja
Si vesëza urtësie e dashurie
Lagin trupin tim, fijen e barit,
Dhe flokët prej hëne të ëndrrës sime të bukur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s