Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

MË SHKRIHEN KRAHËT

Mua zanës që sillet rreth zjarrit
në fluturimin tim deri te dielli
me shkrihen krahët
sytë më verbohen
më molisen gjymtyrët
jam nisur te ti
të fle qetësisht
në qepallën tënde
e dërmuar

Le të digjem le të bëhem hi
aty e kisha pasur fatin
ty t’i dhuroj
trëndafilat e bardhë
të heshtjes sime

Shijoje lumturinë.

 

Vargje çasti dhe malli

Vjeshtave të brishta
Frutat bien
Të rënduara
Nga ëmbëlsia
Kalben pa u vjelur

Dëm stine
Janë harruar
I dorëzohen tokës
Rrudhen si shpirti
Tronditur vetmie

Si zonjat
Që mbeten zonja
Edhe kur iu bie vathi
nga veshi
e veshin e kanë në vend
O Zot
Këto trungje
Presin pranverën
Lakuriq!

 

Lot gjethesh

Piktori pikturë duke pikturuar
Në kornizë vjeshte
Me ngjyra peneli shpirtëror
Këto pemë të arta
Derdhin lot gjethesh
Një nga një
Në farfuritje kohe
Me rënien e zverdhur

Po bien në tokë
Si pendla mallëngjimi
Zemrat po mbushen me dimër
Deri në ç’veshje degësh

Jeta qenka
Si lulëzim shpërthyes
Njëstinor
ku shpresat si peng
Iu ekspozohen piktorëve
Si aktet lakuriqe

Ti vendos gjithmonë
Gjëra të rëndësishme
Në kohën e duhur
Unë vetes i vë pengesë
Deri në stinët e ardhshme
Për një behar të ri

Si kokrrat e shegës
Të mbështjellura
Në zhguallin e vet
E fshehur bukuria jote

Këto burime nuk ndalen
Deri në ngrirje
Dhe ëndrrat thanë
Nuk kanë kuptim
Kur gjethet bien

O piktor i panjohur vjeshte
Që var korniza në hapësirë
Në cilën galeri vetmie
Do t’i ekspozosh
Lotët e gjetheve të mia?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s