Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Fjala

E dëshirova fjalën!…
E lakmova fjalën!…
E punova fjalën!…
E skalita fjalën!…
E përkëdhela fjalën!…
Luajta me fjalën!…
I thash fjalë, fjalës!…
Por më kot!

E përçudnova fjalën!
E rraha fjalën!…
E grisa fjalën!…
E ngrysa fjalën!…
E grica fjalën!…
E gjakosa fjalën!…
E përfola fjalën!
E rreshta fjalën!…
Tha fjala, një fjalë:
– U lodhët, “im zot?!”

(E adhurova, fjalën!…
Vehten, nuk shoh dot!)

 

Çast

Vajza, me çadër të zezë dhe fustan të kuq
zbathur vallëzon,
si pikëz shiu, udhnajash haruar.
Jo, jo! gënjen kush thotë e ka huq
Se paskësh qënë, vërtetë, e harbuar…
Era mbas trupit fustanin i shtrëngon…
Ravijëzon gjinjtë, prej epshesh gufuar
këmbët e llambadhta, ato këmbë qirinj
përvëlimin e deltës, si agjet aguar
Dhe dy duar. Ah, të zhveshurat duar…
qiejt kanë përqafuar sakaq.
Vazhdon të fryjë erë. Fryn erë e ngatërruar!

 

Dit-nata…

Nuk di, nëse Nata, ze vendin e Ditës
Apo Dita të Natës, si mbeti e thënë.

Dita dhe Nata ndryshojnë veç prej dritës
Në njerën ndrin Dielli… e tjetra ka Hënë!

Nata ëndërron, çka nuk bëri Dita…
Dita shuan ëndrra, si fjalë e pathënë.

Tek ikën Ditënata, në vendin e prikës…
Mirëmbrëmën, Mirëditën, urim na ka lënë!

Thuaje me zemër, sikur… ta kanë thënë!

 

Pritje

Në qiell, vetëm re…
mbas tyre fshehur dielli!
Ti vonon të vish.

Kalimtarët rrugëtojnë
grupe, grupe…
dikush fare i vetëm,
por më të shumtët dysh
Dhe sytë…
buzëqeshjet mbartin
nga njeri, tek tjetri…

Edhe unë buzëqesh.
Të buzëqesh ty,
figurës sate,
në imagjinatën time.

Të pres të vish tek unë, dritëlarë.
Pranverë, çelur mijëra agime.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s