Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Një engjëll

Nëse do të dal nga bota e magjisë
Dhe stinëve nuk do t’ju shkruaj unë vet
Dije se do të jem në prehër të Perëndisë
Për të jetuar në një tjetër planet!

Dije se atje do të mbjell Paqen e artë
Në qiell do të pikturoj me një re
Vetëm një engjëll me krah të bardhë
Atë që dashurinë mbolli ndër ne …

 

Erdhën emigrantët

Shtegtarët do të kthehen ,nuk u pranuan
në sofrat e tyre, në vatrën e ftohtë
aty ku ca thëngjij me hi i mbuluan
nuk di a do gjejnë më stinë të ngrohtë!!

Me sytë e lagur ma sollën këtë varg
e thinjën kufijeve jetën pa aguar
një dënesë e heshtur fluturon në prag
mbi vatër i pret një zjarr i shuar .

Syri nga lartesia hodhi hapin e gjatë
fluturoi mbi atdhe vështrimi i tij
paçka se vendi s’paska hedhur shtat
brenda tij një popull shpirtmadh rri.

 

ZËRI IM

Zëri më ka mbetur te pragu yt
I dridhen tejzat të trokas
Zëthi im – pikë ujë në fyt 
Që nuk ma lë fjalën ta ngas.

 

***

Grua ;
Rrugë e bardhë drite ..
Burim dashurish mes qiejsh të rinj …. 
Që vijnë prej diellit e mbërrijnë tek ti ..
Grua
Mbretëreshë që sfidon ëndrrat
Me arome jete e spërkate këtë tokë
Shi që bie fundshpirtrash
E ndryshon një botë
Grua
Muzika e këngës shekullore
Melodia jote e ka një emër
Lind në shpirt e jeton në zemër.
Grua,
Udha e Qumështit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s