SHËNOHET MANIFESTIMI “550 VJETORIT TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT” (SHKRIMTARIT MEXHID MEHMETI I NDAHET TITULLI PERSONALITET I VITIT NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE “FENIKS” PRESHEVË) / Nga: Bilall Maliqi

SHËNOHET MANIFESTIMI “550 VJETORIT TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT”

(SHKRIMTARIT MEXHID MEHMETI I NDAHET TITULLI PERSONALITET I VITIT NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE “FENIKS” PRESHEVË)

Në amfiteatrin e RTV Presheva në Preshevë, Shoqata e Shkrimtarëve Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), shënoi Manifestim për “550 vjetorin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu”.
Ky manifestim u nda në tri pjesë:
Tribunë për Gjergj Kastriotin Skënderbeu, në të cilën me kumtesë u paraqit poeti dhe historiani Ismet Bajrami
Ora letrare e titulluar “Ora e Gjergjit”
Dhe ndarja e titullit Personalitet i vitit për romanin “Ecejaket e Hero Lindit”, shkrimarit të mirënjohur Mexhid Mehmeti.
Manifestimin e shpalli të hapur, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, Bilall Maliqi, ndërsa manifestimin e udhëhoqi krijuesja Ramize Halimi
Profesori i historisë Ismet Bajrami para të pranishmëve elaboroi me kumtesën e tij me interes në pika të shkurtra për jetën dhe veprimtarinë luftarake të kryeheroit tonë, Skënderbeu, e cila kumtesë zgjoi interesim tek të pranishmit në sallë.
Në orën letrare lexuan poetët e pranishëm si: Mexhid Mehmeti, Avni Shaqiri, Jalldëze Kasumi, Nehat Ramizi, Ismet Bajrami, Sevdail Hyseni dhe Herolinda Salihu.
Në pjesën e tretë iu nda titulli Personalitet i vitit, shkritarit të mirënjohur Mexhid Mehmetit, të cilën ia ndau kryetari Maliqi, i cili këtë titull e arsyetoi në këtë mënyrë:
Shkrimtari Mexhid Mehmeti nderohet me këtë titull të lartë nga Shoqata jonë, për romanin “Ecejaket e Hero Lindit”, i cili është shtatë vëllimshi i parë në historinë e letërsisë për fëmijë dhe jo vetëm kaq edhe si personalitet me begrandën e tij krijuese na bën të ndihemi krenar, sepse ai është i përkthyer në shumë gjuhë, i prezantuar në shumë antologji, leksikone e panorama etj., gjë që me plot meritë është nderuar me këtë titull që shoqata jonë e ndan për herë të parë dhe do të vazhdojë edhe më tutje të nderojë pena të ndritshme të kombit.
Mexhid Mehmeti e falënderoi Shoqatën për nderin që ia ka bërë, duke potencuar “se kam marrë shumë tituj e çmime, por kjo e vendlindjes dhe e Klubit “Feniks” që isha edhe themelues më ka gëzuar dhe ndihem krenar që më ka nderuar vendlidja.
Edhe KKSH-ja është nderuar me mirënjohje për kontribut, e cila edhe mbështeti financiarisht organizimin e këtij Manifestimi.
Për ta përcjellur aktivitetin ishin edhe dy televizionet tona: RTV Presheva dhe RTV Aldi.

 

Nga: Bilall Maliqi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s