Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Nënoket

Në jetë asgjë nuk lind rastësisht
Dhe gurët e lumit, nuk zbardhen jo më kot
Por një gjë jeta na e ka dhuruar qëllimisht
Nënoket,.. Pa to’ nuk bëjmë dot.

Nënoket e dashura, shamizezat e halleve
Që njohin dashurinë, në krye e fund
Ato të mirat, që bëjnë të oshëtijnë dhe malet
Të zgjuarat e jetës, askush si mund.

Ato që jeta i përplasi me dhimbjet
Dhe sytë se humbën dashurinë
Ato që dhurojnë dritë,nën lotët e kujtimeve
Oh nënoket, janë forcë, me tërë dhembshurinë.

 

Breg

Mbetën në breg fjalët e tua
Përjetë dhe shikimi zuri vend aty
Sa herë sirenë e mbërritjes me zemrën tënde luan
Ta dish kam zbritur, në përqafim tek ty.

Nuk prish punë, se gojëligat na qortojnë
Unë e di sa dridhesh, ti bregu im
Asgjë nga ne nuk njohën, ndaj dhe na lëndojnë
As pritjet e gjata, gjer në perëndim.

Ti sërish më pret siç ke bërë një jetë
Unë e ti sa gjëra, do ndajmë dhe këtë herë
Mbi ballkon dëgjohet e njëjta sirenë
Pulëbardhat butësisht të ulen në prehër.

 

Nën ujë…

Tek ti nuk arrin dot hapi im
Ekzistenca jote diku hapësirës
Një dorë shpirti zgjatet largimit
Diku fshehur nën ujë, ato çaste kujtimi.

Lëre një çast vëzhgimin tënd
Sytë nën ujë dhembin të gjallë
Dhe mallin lëre të ndërrojë rrugë
Fshehur i tëri në një trup pa gjak.

Një gurgullimë e heshtur, e pa fjalë
Në muzgun gri, si një memece…
Nën ujë një botë e vdekur e gjallë
Aty ecën, aty dhe mbetet!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s