Poezi nga Vladimir Muçaj

Poezi nga Vladimir Muçaj

 

FARE  HAPUR

I them hapur pijanecit të lagjes
Se jeta s’është një damizhan sarhosh,
Kur kalohet në nëpërkëmbje
Hidhen gotat bosh.

Debatoj me indiferentin
Me dyshimin
Gojë ka apo s’ka,
Dhe deri në fundin e vet
Nuk dëshiron të flasë për diçka.

Grindem me thashethemaxhiun,
Ai më shikon si me çudi;
Përveç thashethemëve
Në botë për asgje
S’paska dijeni.

I flas hapur njeriut që rri në vend:
Si vallë me lëtyrën e tijë nuk mërzitet,
Sytë gjysëm të mbyllur i nxijnë,
Asgjë s’do të dijë për ndryshimet.

Ndjej neveri me këta njerëz
Të mbyllur në të voglën kuvli;
Rrëmbehem nga lumi i mijëra të tjerëve
Duke i parë drejt në sy.

 

TEK SHOH DETIN

Malli po ma gërryen zemrën
Më dogji si trungu zgërdallë;
S’di si ta shuaj brengën,
S’di në jam vdekur a jam gjallë.

Tek shoh detin e trazuar
Dua të ndjek një pulëbardhë;
Me shpirtin tim të përvëluar
Të lundroj mbi ju o valë.

Në proskë të marr një grusht dheu,
E nën një copë të vogël guri
Marrë kujtim nga mëmëdheu,
Ëmbël të më zërë gjumi.

 

FUND VJESHTE

Rri menduar këtë fundvjeshtë,
Nuk rradhis dot fjalët e vjershës;
Ca pika shiu e re të murrme
Ngrysën që herët fundin e vjeshtës.

Ngado vendit bien gjethet,
Rroben e verdhë flak vjeshta;
Fusha nga shiu vuan nga ethet,
Dridhet i çveshur rrushi në vreshta.

Është vështirë të jetë e qetë
Ditët e fundit vjeshta tek shkon;
Kur vrullshëm drejt dimërit fugojn retë,
E filiz i grurit rritet,bleron.

Këta dy stinë njësh me njëra tjetrën
Rendin bashkë në fusha e rrugë;
Njëra mbledh frutat,tjetra mbjell djerrsën,
Bie flokverdha që blerimi të mos humbë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s